SHBA dhe Topi: Berisha, kujdes
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Kryeministrin Sali Berisha, se Shqipëria duhet t‘i respektojë institucionet e pavarura. Deklarata është lëshuar nga numri dy i Pentagonit, Gordon England, i cili zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, së bashku me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, kanë qenë në të njëjtën linjë për ruajtjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura. Pikërisht ky apel i fortë nga Uashingtoni zyrtar ka ardhur vetëm pak kohë nga përplasja e Kryeministrit Berisha dhe mazhorancës me drejtësinë. Prej disa ditësh, kreu i qeverisë ia ka faturuar pikërisht sistemit të drejtësisë, duke vënë në shënjestër prokurorinë, problemet që ka vendi me korrupsionin. Kryeministri nuk është mjaftuar me kaq, por në mbledhjen e së hënës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka sulmuar edhe Presidentin, Bamir Topi, i cili është kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Por, përgjigjja ndaj Kryeministrit Berisha nuk ka vonuar, si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe nga kreu i shtetit shqiptar. Ndërkohë që numri dy i Pentagonit është treguar i drejtpërsëdrejti, Presidenti Topi, në mënyrë diplomatike, ka adresuar përgjigjen e tij ndaj kreut të qeverisë, i cili është edhe lideri politik i mazhorancës.
England
Zv/sekretari amerikan i Mbrojtjes, Gordon England, ka qenë mjaft i qartë në adresimin e mesazhit politik të qeverisë së SHBA-së. Zyrtari i lartë i administratës Bush, si në takimin me Presidentin Topi, ashtu edhe gjatë bisedimeve me Kryeministrin, Sali Berisha, theksoi se Shqipëria duhet të mos e prekë pavarësinë e institucioneve të pavarura kushtetuese, ku në radhë të parë qëndron gjyqësori, me gjykatat dhe prokurorinë. England, gjatë takimit me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, edhe pse përgëzoi për hapat që janë arritur në disa reforma, theksoi se
"jam shumë i kënaqur nga diskutimet që pata dhe që këto reforma do të vazhdojnë e që Shqipëria do të vazhdojë të respektojë institucionet e pavarura, aq jetësore në këto reforma, sepse do të ndihmojnë vendin tuaj të ndërtojë një demokraci dhe ekonomi të fortë". Ndërkaq, zv/sekretari amerikan i Mbrojtjes, Gordon, ka qenë më i drejtpërsëdrejti pas takimit me Berishën, ku deklaroi: "Nxis si qeverinë ashtu edhe popullin t‘i vazhdojnë këto reforma dhe të respektojnë institucionet e pavarura që do të ndihmojnë vendin tuaj të ndërtojë një demokraci dhe ekonomi të fortë".
Topi
Ndërkaq, kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, duke siguruar zyrtarin e lartë të SHBA-së për pavarësinë e institucioneve, i është përgjigjur indirekt edhe Kryeministrit Berisha. Presidenti deklaroi para mediave, se "unë e sigurova z. England, që Shqipëria dhe institucionet e saj, e gjithë politika dhe e gjithë shoqëria shqiptare, jo vetëm e konsideron këtë si një shenjë të çmuar të këtyre marrëdhënieve dhe të suportit që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por si një moment të angazhimit të plotë për vazhdimin e reformave, reformave politike, institucionale dhe ekonomike, në mënyrë që standardet që kërkohen nga Shqipëria të realizohen sa më shpejt të jetë e mundur".
England
"Ambasadori Uithers ka bërë një punë të mrekullueshme"
Administrata amerikane e ka vlerësuar lart punën e diplomatit të lartë të SHBA-së në Tiranë, Xhon Uithers. Zv/sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, në mënyrë publike ka shprehur nota të rëndësishme mbështetëse për kryediplomatin në Shqipëri. Duke folur në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë, numri dy i Pentagonit, Gordon England, theksoi se: "Ambasadori Uidhers, ju falënderoj për punën tuaj të mrekullueshme në detyrën e rëndësishme për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtu te miqtë tanë në Shqipëri". Zoti Uithers ka qenë një nga kritikët më të fortë të qeverisë, duke i kërkuar ndërprerjen e sulmeve ndaj institucioneve të pavarura. Rikonfirmimi publik i një mbështetje që ekziston në Uashington ishte një sinjal i fortë për politikën shqiptare, e në veçanti për mazhorancën.