E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishen 20 kabinat në plazhin e Vjetër

VLORE - Policia Bashkiake prish 20 kabina në plazhin e vjetër në Vlorë, duke nxjerrë jashtë familjet që jetonin në to. 

Aksioni nisi më-ngjesin e djeshëm, nga dy fadroma të policisë, qëllimi i të cilave është krijimi i hapësirave të reja për plazhin publik. Por, përfaqësuesit e bashkisë hasën në kundërshtimin e familjarëve, të vendosur prej vitesh në këtë zonë, sipas të cilëve tashmë nuk kanë asnjë strehë. Pasi aksioni është finalizuar me prishjen e 20 kabinave, familjet i janë drejtuar për ndihmë bashkisë së qytetit. Po dje, 13 prej tyre janë sistemuar në një godinë dykatëshe që ndodhet pranë plazhit të vjetër, deri në një zgjidhje tjetër për to, ndërsa për 7 familjet e tjera nuk është marrë asnjë masë. Sipas bashkisë dhe ato do të mund të strehohen në ndërtesat në pronësi të pushtetit vendor, pasi të nxirren jashtë ata që i kanë pushtuar pa leje ato. Përfaqësuesi i Bashkisë Vlorë, Ardian Musta, pohoi se pas heqjes së mbeturinave nga prishja e kabinave do të kryhet nivelimi i sipërfaqes së krijuar, ku do të hidhet rërë e pastër, për ta kthyer në hapësirë për pushuesit.                  q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›