Pronat, pranga kryetarit të Komunës së Perondisë
Ramiz Oboni, kryetari i Komunës së Perondisë në Berat është arrestuar gjatë orëve të vona të pasdites së djeshme nga policia lokale nën akuzën e abuzimit me pronat.
Sipas burimeve të policisë së Beratit, bashkë me kryetarin Oboni janë arrestuar edhe tre të tjerë, bashkëpunëtorë të tij, që të gjithë sipas të njëjtit argument të akuzës. Të njëjtat burime konfirmuan për "Panorama" se të arrestuarit janë paditur nga qytetarë të ndryshëm për abuzim me pronat e tyre si dhe për falsifikim të dokumenteve zyrtare që kanë lidhje po me këto prona. Ky është penalizimi i parë për pronat në Qarkun e Beratit.