E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush dhe Klinton vizitojnë Haitin e shkatërruar


Ish-presidentët amerikanë, George W. Bush dhe Bill Clinton e vizituan ditën e hëne kryeqytetin e shkatërruar të Haitit, Port-au-Prince, për të grumbulluar ndihma dhe investime për këtë vend, i cili ende po rimëkëmbet nga tërmeti shkatërrimtar i 12 janarit, tërmet i cili ishte 7 ballësh. Vizita e ish-presidentëve amerikanë në Haiti realizohet disa ditë para konferencës së donatorëve që do të mbahet në 31 mars. Por pavarsisht rëndësisë së madhe të vizitës së dy kryediplomatëve dy ish-liderëve botërorë, ata fillimisht janë pritur jo shumë ngrohtë nga disa banorë të zhgënjyer të kryeqytetit të Port-au-Prince. Në fillim të vizitës së tyre dy ish-presidentët u takuan me zyrtarin më të lartë të Haitit, me presidentin René Preval.
Mesazhi i të dy ish-presidentëve amerikanë ishte i thjeshtë.
"Arsyeja e vizitës sime ishte që të shihja dhe të përjetoja nga afër këtë katastrofë humanitare që preku këtë shtet."- u shpreh u shpreh ish-presidenti George W. Bush.
Ndërsa Klinton i cili është i dërguari special i Kombeve të Bashkuara në Haiti u shpreh shumë i kënaqur që në fund të majit do të mbahet konferenca e donatorëve. Kjo konferencë pritet që të përcaktojë më qartë investimet dhe shumat e parave që do të jepen për rimëkëmbjen e shtetit të shkatërruar.
Gjatë vizitës së tyre dy ish-presidentët patën momente kur e thyen protokollin duke u takuar me banorë të kryeqytetit haitian dhe punëtorë apo vullnetarë, duke dhënë autografe dhe duke bërë fotografi me ta. Fondi që kanë arritur që të dhurojnë dy ish-presidentët amerikanë kap shifrën e 36 milionë dollarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›