E Diel, 1 Nëntor 2026

Bush do të vizitojë Shkupin nëse merret ftesa për në NATO

Bruksel, nënshkruhen tri ftesa anonime për anëtarësim në NATO.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, do të vizitojë Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kroacinë pas samitit të NATO-s, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm në Bukuresht. Nw protokollin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se vizita e kreut të SHBA-ve do të realizohet vetëm nëse të tre vendet e Kartës së Adriatikut do të marrin ftesën për anëtarësimin në NATO. Kjo vizitë mund të anulohej edhe në rast se Greqia, ashtu siç ka paralajmëruar, do të vendoste veto për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë. Gjatë ditës së djeshme, shefat e diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel kanë nënshkruar tre dokumente të kompletuara për anëtarësim për Grupin e Adriatikut, por këtu nuk përmendet cilat janë këto shtete. Agjencia e lajmeve “Reuters”, duke iu referuar burimeve diplomatike, ka bërë të ditur se seanca e djeshme ka filluar me nënshkrimin e dokumenteve qw duhet të jenë gati për dorëzimin e ftesave në samitin e prillit të NATO-s në Bukuresht. Gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të aleancës u diskutua në lidhje me zgjerimin e ardhshëm të NATO-s me tre vendet e Kartës së Adriatikut. Megjithatë, në këtë takim nuk janë arritur konkluzione konkrete për tre vendet.
Ministri i Jashtëm italian, Masimo D’Alema, në përfundim të takimit është shprehur për mediat se ka kërkuar përshpejtimin e hapave për aderimin e vendeve të Kartës së Adriatikut në NATO. “Qëndrimi i Italisë është ai që të tre këto vende, të përfshira nw planin e aksionit të vendeve anëtare të NATO-s, të ftohen në samitin e Bukureshtit. Ne jemi pro përshpejtimit të procedurave për anëtarësimin e këtyre tre vendeve, duke patur parasysh se ato kanw fituar standardet e nevojshme”, - tha D’Alema, duke vënë në dukje rëndësinë e një hapi të tillw për sigurinë në Ballkan.
Mbështetje para fillimit të seancës është dhënë për Maqedoninë nga ministri i Jashtwm i Gjermanisë dhe i Sllovenisë. Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Valter Shtajnmajer, ka theksuar se ftesa për Maqedoninë do të varet nga zgjidhja e çwshtjes sw emrit ndërsa ka shtuar se ekzistojnë shpresat për ftesë ndaj të tre shteteve. “S’ka probleme për Ballkanin, përveç problemit të Greqisë me Maqedoninë”, - tha ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Zhan Aselborn. Qëndrime pozitive për anëtarësimin në NATO vijnë edhe nga ekspertë të ndryshëm. Komisioni amerikan i Helsinkit, nëpërmjet një anketimi të organizuar, ka arritur në përfundimin se nuk ekzistojnë pengesa për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kroacinë që të bëhen pjesë e Aleancës. “NATO nuk guxon t`i përjashtojë vendet qw zbatojnë reforma të mundimshme dhe kontribuojnë për rritjen e sigurisë në rajon”, - thuhet në përmbledhjen e ekspertëve nga anketimi me të cilën kryeson senatori Alsi Hastings dhe Benxhamin Kardin. Sipas Majkëll Haltins, i Qendrës për Marrëdhëniet Transatlantike në universitetin “Xhon Hopkins”, kushtet për hyrje në NATO janë përmbushur. “Fuqimisht besoj se Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia i kanë përmbushur kriteret për anëtarësim në NATO dhe që të trija, veçmas Maqedonia dhe Shqipëria, me entuziazëm kontribuojnë në operacionet ushtarake të Aleancës, - tha Haltins.

7 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›