Solana, kundër pavarësisë së republikave postsovjetike: “Kosova, rast unik”
Shefi për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian, Havier Solana, e ka konsideruar Kosovën rast unik, i pakrahasueshëm me republikat e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik. “Kosova është rast unik dhe nuk mund të krahasohet me republikat që nuk janë njohur në ish-Bashkimin Sovjetik, konfliktet e të cilave duhet të zgjidhen brenda formatit ekzistues negociator”, - tha Solana për të përditshmen ruse “Nezavisnaya gazeta”. I pyetur se si do të pwrgjigjej Bashkimi Europian ndaj shpalljes së pavarësisë nga republikat që kërkojnë shkëputje në ish-territorin sovjetik, Solana u shpreh: “BE-ja nuk do t’i mbështesë deklarata tw tilla dhe do të vazhdojë të insistojë që zgjidhjet të gjenden në kuadër të formateve ekzistuese për zgjidhjen e konfliktit”. Solana e ka quajtur Kosovën rast “sui generis” dhe jo precedent për konflikte të tjera. “Këshilli i Sigurimit, përmes Rezolutës 1244, e vendosi misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe gjithashtu e nisi procesin politik, i cili nënkuptonte pwrcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës. Një vendim i tillë nuk është marrë nga Këshilli i Sigurimit për asnjë konflikt tjetër. Situata rreth Kosovës duhet të shihet si pjesw e kolapsit historik të ish- Jugosllavisë”, - tha Solana.
7 Mars 2008