Dy malazesë e një serb, në pranga për trafikimin e “Strela 2M”

24/05/2005 Arrin në dhjetë numri i të arrestuarve për trafikun e armëve
SHKODER – Dy shtetas malazezë dhe një serb, nga Nikshiqi i Malit të Zi, janë prangosur nga policia e këtij vendi, si të akuzuar për trafik të raketave të tipit “Strela 2M”, të bllokuara në Shqipëri. Arrestimet e djeshme pasojnë arrestimet e katër shqiptarëve në dhjetor të vitit të kaluar si dhe të tre shtetasve të tjerë malazezë, rreth dy javë më parë, të gjithë këta të implikuar në trafikun e raketave, gjashtë prej të cilave u bllokuan në Shqipëri, fundvitin e kaluar.
Kohët e fundit është duke u parë dukshëm bashkëpunimi i policisë shqiptare dhe malazeze, duke i dhënë gotitje të herëpashershme dhe të përbashkëta trafikimit të të gjitha llojeve.
Arrestimet e fundit
Burime të policisë lokale të Shkodrës, bënë të ditur dje se në sajë të bashkëpunimit midis vendit tonë dhë atij malazez, është arritur të vihen nën pranga në shtetin fqinj dy shtetas malazezë dhe një serb, banues në Nikshiq. Shtetasit e arrestuar në Mal të Zi akuzoheshin si trafikantët e raketave “Strela 2M”, që u zunë në Tiranë vitin e kaluar.
Ndalimi i këtyre raketave u bë më 13 dhjetor të vitit 2004 në sajë të një aksioni të mirorganizuar të bluve të Tiranës, të cilët, pasi ndaluan një automjet tip “Benz” me targa të Tiranës, zbuluan se brenda tij ndodheshin 6 raketa “Strela 2M”.
Për këtë ngjarje u arrestuan 4 shtetas nga Shkodra.
Ditët e fundit këta shtetas kanë pranuar bashkëpunimin me shtetasit malazezë, duke treguar edhe prejardhjen e raketave që ishte Bosnja, si edhe emrat e bashkëpunëtorëve nga Mali i Zi, gjë që bëri që të zbulohet dhe të kapet edhe pjesa tjetër përbërëse e këtij rrjeti.
Arrestimet e dy javëve më parë
Rreth dy javë më parë, policia e Malit të Zi arrestoi tri persona të dyshuar për sigurim dhe trafikim armësh, të tipit “Strela 2M”, që u kapën në fund të dhjetorit, pranë Tiranës. Ekzekutimi i urdhërarresteve ndaj tyre është kryer, pasi prokuroria e Malit të Zi i akuzon për trafik ndërkombëtar të armëve. Ata dyshohen nga policia malazeze se u kanë shitur katër shkodranëve raketat tokë-ajër, që u kapën pranë qytezës së Vorës. Dragan Radoviç, 30 vjeç nga Nikshiçi i Malit të Zi, dyshohet se në bashkëpunim me bashkëqytetarët e tij, Zoran Paviçeviç, 48 vjeç dhe Branko Sariç, 58 vjeç, kanë siguruar dhe shitur raketat shkodranëve në fund të vitit të kaluar.
Të akuzuarit për trafikim ndërkombëtar armësh në bashkëpunim, u arrestuan pas disa muajve hetim. Në mediat vendase, ku citoheshin burime të policisë e gjykatës malazeze, thuhej se gjatë kësaj kohe ishin grumbulluar të dhëna operative nën dyshimin se janë të implikuar në trafikun e raketave kundërajrore. Ky hetim u krye në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë shqiptare.
Arrestimet e dhjetorit ‘04
Në 13 dhjetor të vitit 2004, policia shqiptare në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi prangosi katër personat, Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Cani nga qyteti i Shkodrës, të akuzuar për “trafik armësh”. Të katër personat u kapën në aksin rrugor Rinas-Vorë duke transportuar raketa tokë-ajër të markës “Strela 2M”, që vinin nga Mali i Zi me destinacion vende të tjera. Në cilësinë e provave materiale u bllokuan dhe 2 mjetet me të cilat transportoheshin raketat.
Disa ditë më vonë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për katër të arrestuarit.
Vendimi u dha pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria. Vetë të pandehurit nuk e kanë pranuar akuzën, por nuk kanë pranuar të japin shpjegime për raketat e gjetura në mjetin e tyre.
Hetimi
Prokuroria e Krimeve të Rënda, pesë muaj dosjen “Strela 2M”
Për më shumë se pesë muaj, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kontaktuar disa herë dhe ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Malit të Zi për hetimin mbi trafikun e armëve. Madje, kohët e fundit u hetua bashkarisht edhe mbi trafikun ndërkombëtar të lëndëve plasëse, pas disa atentateve të bujshme të ndodhura në Shqipëri. Nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mësohet se gjithçka filloi pas informacioneve operative për një linjë të mundshme trafiku ndërkombëtar të armëve që kalonte nga Mali i Zi në Shqipëri. Për të siguruar prova materiale, Prokuroria shqiptare në bashkëpunim me atë malazeze inskenuan një blerje raketash me anë të një agjenti të infiltruar. Pas afro një muaj u arrit të prangoseshin në Vorë të Tiranës katër shkodranë, në automjetet e të cilëve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri raketa tokë-ajër tip “Strela 2M”. Nga hetimet e përbashkëta është konkluduar zyrtarisht se armët dhe lëndët plasëse e kishin burimin në Mal të Zi dhe trafikoheshin më pas nga shqiptarët.