Tre punonjës të tatimorëve plagosen në atentat në Kosovë

24/05/2005 LDK denoncon aktin ndaj veprimtarëve të saj
Tri veta janë plagosur nga pasojat e një shpërthimi në afërsi të komunës së Lipjanit, rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës, bënë të ditur zyrtarë të policisë.
Sipas tyre, një veturë me të cilën po udhëtonin tre persona, ka shpërthyer për shkaqe ende të paqarta dhe me këtë rast dy persona që policia i ka identifikuar, si Daut Gashi dhe Sabri Krasniqi, që të dy 56 vjeç, kanë pësuar plagë të rënda, ndërsa i treti, Artan Gashi 23 vjeç, ka pësuar plagë më të lehta.
Shpërthimi i djeshëm është dënuar ashpër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila pohon se të plagosurit janë veprimtarë të kësaj partie nga komuna e Shtimes, rreth 25 kilometra në jug të Prishtinës.
“Kryesia e LDK-së me indinjatë të thellë mori lajmin për shpërthimin që ndodhi në mëngjesin e djeshëm në afërsi të urës në Lipjan, me ç’rast u lënduan Sabri Krasniqi, anëtar i kryesisë së degës së LDK në Shtime, Daut Gashi e Artan Gashi, aktivistë të LDK-së”, bëri të ditur LDK.
Në reagim Lidhja Demokratike kërkon nga organet e rendit dhe sigurisë hetimin e rrethanave që çuan në këtë shpërthim.
”Dënojmë ashpër aktet e tilla kriminale dhe kërkojmë nga organet kompetente të hetuesisë dhe të rendit marrjen e masave adekuate në zbardhjen dhe parandalimin e tyre”, thuhet në reagimin e Kryesisë së LDK”.
Sulmi është dënuar edhe nga Administrata Tatimore e Kosovës, e cila pohon se të plagosurit janë punonjës të kësaj administrate. Në një komunikatë për opinion, thuhet se ky është sulmi i dytë ndaj zyrtarëve të ATK-së, të cilët muaj më parë janë sulmuar nga persona të panjohur, në afërsi të fshatit Grackë të komunës së Lipjanit. Zyrtarët e policisë thanë se ende është herët të flitet për shkaqet e këtij shpërthimi.