Kapen dy vëllezërit "diplomatë" gjobëvënës

24/05/2005 Andi e Altin Ismailjati u merrnin dyqaneve e lokaleve nga 100 deri në 200 mijë lekë çdo muaj
Ishin me pasaporta shërbimi. Verifikime në Ministrinë e Jashtme
TIRANË- Dy "diplomatë" bien në pranga pas kallëzimeve për gjobëvënie. Dy vëllezërit Andi dhe Altin Ismailjati të pajisur me pasaporta shërbimi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, janë arrestuar dje paradite nga Komisariati nr.2. Grupi i hetimor po verifikon nëse dy të arrestuarit janë punonjës të Ministrisë së Jashtme, ku dhe mendohet se janë marrë dokumentet e identifikimit.
Vëllezrit
Policia e kryeqytetit ka ndaluar paraditen e djeshme dy vëllezër gjobëvënës të tregtarëve në Tiranën e Re, pranë hotel "Diplomatit". Kanë qenë denoncimet e dy pronarëve të lokaleve të kësaj zone dhe një kallëzim i bërë nga një pronar farmacie. Ndërkaq vetë dy vëllezërit Andi dhe Altin Ismailjati rezultojnë të jenë pronarë të një parkingu pranë lokaleve dhe farmacisë ku kanë vënë gjobat. Denoncuesit kanë pretenduar në polici, se vëllezërit Ismailjati në mënyrë të përsëritur u kishin marrë disa herë shuma parash, duke përdorur kërcënime të rënda për ta dhe familjet. Ata kanë pretenduar para hetuesve se thuajse çdo muaj, dy vëllezërit grabitës, u kërkonin huma parash që varionin nga 100 deri në 200 mijë lekë të vjetra. Ndërkaq, policia dyshon se dy të rinjtë Ismailjati mund të jenë autorë edhe të gjobëvënieve të tjera.
Denoncimet
Brenda një dite dy pronarë lokalesh dhe një pronar farmacie në Tiranën e Re, pranë hotel "Diplomatit", janë drejtuar në Komisariatin nr.2 të Tiranës, ku kanë denoncuar për gjobëvënie dy bashkëqytetarë, banorë të zonës. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën "Metropol", nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilat sqaruan se dy të denoncuarit nga tre pronarët e dyqaneve ishin vëllezër. Burimet pohojnë se tre denoncuesit pretendonin se dy vëllezërit, Andi dhe Altin Ismailjati, u kishin marrë në mënyrë të përsëritur sasi të ndryshme parash, duke i kërcënuar. Ata kanë pretenduar para hetuesve se, vëllezërit Ismailjati u kishin marrë disa herë sasi parash nga 100 deri në 200 mijë lekë. Gjithashtu, ata kanë pohuar se janë kërcënuar nga dy vëllezërit me jetën e tyre dhe të familjes, nëse do të denonconin në polici. Por, sipas të dëmtuarve, gjendja ishte bërë e paduruar, pasi vëllezërit Ismailjati nuk kishin reshtur së kërkuari para, duke i kërcënuar.
Ndalimi
Menjëherë pas sigurimit në cilësinë e provës materiale të dëshmive të tre pronarëve të lokaleve, policia ka identifikuar vendndodhjen e dy vëllezërve. Ata janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila po kryen edhe hetimet. Paraditen e djeshme forca të shumta të policisë kriminle të Komisariatit nr.2 në Tiranë, kanë ndaluar dy vëllezërit dhe i kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ku janë marrë në pyetje për disa orë.
Hetimi
Sipas burimeve të policisë po hetohet për zbulimin dhe evidentimin e rasteve të tjera të mundshme të gjobëvënieve të kryera nga dy vllezërit Ismailjati. Kështu, mësohet se po pyeten pronarë lokalesh dhe dyqanesh në zonën përreth, nëse kanë pasur apo jo kërcënime nga dy vëllezërit e ndaluar. Ndërkq, burimet theksojnë se nisur nga tre rastet e zbuluara është zbardhur gjithë skema e akivitetit kriminal të dy vëllezërve. Sipas policisë, ata në mënyrë të përsëritur kanë kërcënuar dhe u kanë marrë para tre pronarëve të lokaleve. Gjithashtu ëshë konkluduar se aktivitetin kriminal ata e ushtronin në zonën e tyre të banimit. Ndërkaq, nga dëshmitë e denoncuesve mësohet se, vëllezërit Ismailjati kanë keqtrajtuar fizikisht njërin prej tyre.
Alvora "gjobiti" me 30 mijë dollarë shqiptaro-kanadezin
TIRANË – Ardian Alvora, rrëmbyesi i shtetasit shqiptaro–kanadez, Pluton Diko, qëndroi në burg për gjobëvënie. Sipas deklarimeve në gjykatë, i kishte një vit e gjysmë që kërkonte borxhin, por nuk i ishte kthyer asnjë dollar. Në këto kushte u detyrua të kryente një veprim, që më pas do ta detyronte të dorëzohej në duart e policisë. Ardian Alvora, sipas Prokurorisë, është personi që mori peng shtetasin Pluton Diko. Ky i fundit me origjinë nga Durrësi, kishte edhe shtetësi kanadeze. Akuza tha dje se i pandehuri ka kryer me dashje veprën penale të rrëmbimit të personit. Pasi e ka rrëmbyer i pandehuri Ardian Alvora e ka detyruar Pluton Dikon t'i kthejë 30 mijë dollarë. Përfaqësuesi i akuzës e konsideroi këtë një gjobëvënie të pastër. Por vetë i pandehuri ka kundërshtuar. Alvora është shprehur se me Dikon kishte kohë që njihej dhe se që prej një viti e gjysmë i lutej që t'i kthente borxhin. I pandehuri, tha para Gjykatës së Krimeve të Rënda, se nuk e mori peng Dikon për t'i vënë gjobë, por qe i detyruar të kryente këtë veprim. Sipas të pandehurit, Diko i kishte marrë 30 mijë dollarë borxh. Pasi ia kishte kërkuar disa herë dhe nuk mori asgjë, i pandehuri e mori peng, i ndihmuar edhe nga dy shokë të tij. E mbajti për disa orë dhe një mëngjes e la të lirë. Alvora i tha gjykatës se e la të lirë pas premtimit se paratë do t'i ktheheshin në mbrëmje. Por nuk qe kështu. Pengu Pluton Diko, sapo ndjeu lirinë, u drejtua në polici për të bërë kallëzim. Sipas të dhënave nga gjykata, mësohet se pengu Pluton Diko është larguar nga Shqipëria pa mundur të paraqitet në gjykatë në seancën e sigurimit të provës. Vetë i pandehuri u shpreh dje se njeriu që i kishte një borxh prej 30 mijë dollarësh, tashmë është larguar për në Kanada.
Pengmarrja e emigrantit të Gjermanisë, Fatjon Demirlika
Paraditja e 18 korrikut të vitit të kaluar do të mbahet mend gjatë gjithë jetës nga Fatjon Demirlika. Teksa ishte duke hipur në automjetin e tij luksoz, në një karburant te rruga "Myslym Shyri", 24-vjeçari u rrëmbye me dhunë nga 4 persona. Pasi e hipën në makinën e tij, pengmarrësit u larguan, duke e marrë me vete. Pak minuta më pas, i ati i Fatjonit mori një telefonatë nga banditët. Ata i rrëfyen se të birin ia kishin marrë peng dhe do ta lironin, vetëm po t'u tundte në dorë plot 100 mijë euro. Shkëlqim Demirlika vuri menjëherë në dijeni policinë. I instruktuar nga specialistët e antikrimit të Komisariatit nr.3, ai kontaktoi disa herë me kriminelët. Së fundi, u vendos që të bëhej shkëmbimi në varrezat e Tufinës. Për të tërhequr paratë, shkoi vetëm njëri nga pengmarrësit, Ilir Kudumi. Por, ai nuk mundi të merrte asnjë lek. Forcat speciale e vunë në pranga, pa humbur kohë. Sakaq u lokalizua vendi, ku mbahej i rrëmbyeri. Fatjoni u gjet në një nga tunelet e Tufinës, i keqtrajtuar nga grabitësit e tij. U identifikuan dhe pengmarrësit e tjerë, që ishin larguar, duke nuhatur rrezikun. Ishin Gjergj Cukali, Lerbi Lito, Eduart Skura, si dhe kunati i njërit prej tyre, nga Sukthi. Pak ditë më pas, ata u prangosën në fshatin Grabian të Lushnjës. Konfirmimi i ardhur nga zyra e Interpol-Berlin, për Fatjon Demirlikën, fliste në favor të 24-vjeçarit. Sipas raportit të ardhur nga Gjermania e largët, pengu nuk ka precedent penal. E aq më pak të jetë i dyshuar në ndonjë vepër kriminale. E megjithatë, kjo nuk do të thotë që ai nuk është i përfshirë në afere me pengmarrësit e tij. Fakti që ata njihen me njëri-tjetrin, ka një domethënie të madhe për grupin hetimor që u mor gjatë me këtë çështje.
Sanxhaku, gjobë 100 mijë euro francezit Alen Monuz
Në datën 3 prill të vitit të kaluar policia kriminale mori një telefonatë nga një shtetas i huaj, se tre shqiptarë kishin pregatitur rrëmbimin e një vajze nga Lushnja në këmbim të 100 mijë eurove, gjë e cila vuri në lëvizje edhe RENEA-n. Për të marrë paratë në dorë, tre grabitësit, sipas akuzës, i kishin mbajtur peng vajzën tre vjeçe të dëmtuarës Izabela Ferra. Kjo e fundit ishte e lidhur me shtetasin francez, Alen Monuz, i cili i premton lirinë pas dorëzimit në aeroport të shumës së parave. Por nga ana tjetër, francezi lajmëron autoritetet shqiptare për rrezikun që, sipas tij, po kalonte vajza nga Shqipëria. Francezi jep orarin e mbërritjes në Rinas. Para Gjykatës së Krimeve të Rënda, shtetasi nga Franca është shprehur se me vete ka patur valixhen bosh, pasi autoritetet e vendit të tij nuk lejojnë kalimin në aeroport, duke patur me vete një shumë të madhe parash. Ndërsa nga ana tjetër francezi ka shpjeguar se ishte i detyruar të ndihmonte vajzën nga Lushnja, të cilën e kishte gjetur në një prej rrugëve të vendit të tij. “Unë e gjeta në rrugë dhe më erdhi shumë keq. Iu afrova dhe i dhashë ndihmën time për të lënë profesionin e prostitutës. I dhashë 10 mijë euro dhe e mora në shtëpi për ta strehuar”, është shprehur francezi para gjykatës. Vetë të pandehurit pranojnë se kanë vajtur në Rinas, pasi janë lajmëruar nga e dëmtuara. Vajza nga Lushnja i kishte premtuar tre të pandehurve, që në këmbim të marrjes së eurove ta linin të qetë të shkonte me shtetasin nga Franca me të cilin donte të martohej. Para gjykatës, shtetasi nga Franca ka pranuar faktin se valixhja ka qenë bosh dhe se në telefon për të gjitha problemet ka biseduar me vajzën që e priste për ta marrë me vete, por pasi të kishte bërë të gjitha dokumentet.