Bush, “kulaç”, por edhe “kërbaç”
27/05/2005 Presidenti i SHBA tha se edhe Izraeli duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për një të ardhme në paqe si dhe të punojë në mënyrë të përbashkët me palestinezët për të përmirësuar jetesën e popullsisë së këtyre të fundit. Izraeli, tha Bush, nuk duhet të kryejë tani e tutje asnjë veprim, i cili do të përbënte një kundërvënie ndaj planit të paqes road map
Zgjedhja e Abasit në janar, tha Bushi, ka qenë një ngjarje e cila ka shkaktuar frymëzim në popujt e rajonit të Lindjes së Mesme. Sipas tij, palestinezet duhet të kuptojnë se vetëm duke mposhtur dhunën do të jenë në gjendje të realizojnë ëndrrën e tyre të një shteti sovran
Presidenti Bush është përpjekur t’i japë një rritje kapitalit politik të Mahmud Abasit, ndërkohë që ka ushtruar edhe një farë trysnie mbi liderin e parë palestinez të zgjedhur në mënyrë demokratike, për të vazhduar punën e vështirë të çmontimit të grupeve militante palestineze.
Ky ka qenë një veprim ekuilibrues shumë delikat për Bushin, i cili u takua me Abasin dje në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë që nga zgjedhja e Presidentit të Autoritetit Palestinez në janar.
Bushi i ka bërë të qartë Abasit se tashmë administrata amerikane do të ofrojë më shumë ndihma të drejtpërdrejta për autoritetin. Një zëdhënës i Bushit tha se Presidenti ka premtuar dje dhjetëra milionë dollarë ndihmë, në një lëvizje, e cila mund të zemërojë anëtarë të Kongresit, të cilët vazhdojnë të shqetësohen në lidhje me korrupsionin mes radhëve të palsetinezëve.
Abas shihet nga Shtëpia e Bardhë si udhëheqësi palestinez, me të cilin mund të punojë, ndryshe nga Jaser Arafati, me të cilin Bushi refuzoi të takohet. Por, Abas ka ardhur dje në Shtëpinë e Bardhë si një nevojtar për ndihmë, pasi partia e tij, Fatah, ndodhet përballë një kërcënimi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga grupi militant Hamas, i cili pati një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e fundit lokale.
Bush është i pari President i SHBA që mbshtet krijimin e një shteti të pavarur palestinez, i cili do të bashkekzistonte në paqe me Izraelin, dhe ai e ka bërë të qartë pozicionin e tij që në fillimin e mandatit të parë, në vitin 2001.
Në konferencën e shtypit të organizuar pas takimit të dy liderëve, Presidenti amerikan, George Bush, ka thënë se tema kryesore e bisedimeve dhe njëkohësisht çështja më e rëndësishme ka qenë e ardhmja dhe krijimi i një shteti palestinez. Bushi tha se mendon që Abasi po e ndjek këtë qëllim në mënyrën e duhur, duke refuzuar dhunën, e cila ka qenë pengesë deri më sot për procesin. Mendoj, tha Bushi, se bëhet fjalë për objektiva që mund të arrihen në bashkëpunim edhe me fqinjët arabë, ndërkohë që një shtet palestinez në paqe do të ishte edhe në të mirën e Izraelit. Bushi tha se tashmë ka ardhur koha që të shkohet përtej grindjeve, për hir të kauzës së fuqishme të paqes.
Zgjedhja e Abasit në janar, tha Bushi, ka qenë një ngjarje e cila ka shkaktuar frymëzim në popujt e rajonit të Lindjes së Mesme. Sipas tij, palestinezët duhet të kuptojnë se vetëm duke mposhtur dhunën do të jenë në gjenjde të realizojnë ëndrrën e tyre të një shteti sovran.
Presidenit amerikan tha se kundërvënia që i ka bërë Autoriteti Palestinez dhunës dhe terrorizmit është duartrokitur dhe mbrojtur fuqishëm nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Por, ai tha se duhet të vazhdojnë pëprjekjet për të luftuar korrupsionin, rimëkëmbur sistemin e drejtësisë dhe ringjallur ekonominë palestineze. Ky është një fillim i ri në një rrugë të gjatë dhe të vështirë, tha Bushi, që kërkon lidership të fuqishëm, çdo ditë. Por Presidenti amerikan tha se bëhet fjalë për përpjekje, të cilat do të bëheshin në mënyrë të përbashkët. Bushi u bëri thirrje shteteve arabë që të krijojnë një mjedis miqësor ndaj paqes, duke ofruar ndihma financiare si dhe për të mbështetur përpjekjet për paqe që po ndërmerren nga Abas dhe populli palestinez.
Gjithashtu, Presidenti i SHBA tha se edhe Izraeli duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për një të ardhme në paqe si dhe të punojë në mënyrë të përbashkët me palestinezët për të përmirësuar jetesën e popullsisë së këtyre të fundit. Izraeli, tha Bush, nuk duhet të kryejë tani e tutje asnjë veprim, i cili do të përbënte një kundërvënie ndaj planit të paqes road map. Duhet të largojë postblloqet e paautorizuar, dhe atje ku shërben, duhet të punojë pikërisht pë rsigurinë dhe jo politikisht. Bushi vazhdoi duke thënë se Izraeli duhet të rikthehet në pozicionin që ka patur më 18 shtator të vitit 2000.
Sipas Presidentit, zgjidhja paqësore e krijimit të një shteti palestinez duhet të përfshijë një lidhje të logjikshme dhe të kuptimtë mes Bregut Perëndimor dhe Gazës. Ky, tha Bushi, është qëndrimi që Shtetet e Bashkuara kanë sot dhe është njëkohësisht qëndrimi që Shtetet e Bashkuara do të kenë kur të nisin negociatat për zgjidhjen finale. Largimi i izraelitëve përbën një shans për t’iu rikthyer planit road map. Bushi e mbylli fjalën e tij, duke i premtuar Abasit se SHBA do të ofrojë gjithë ndihmën e saj për krijimin e një Palestine të lirë dhe demokratike.
Ndërkohë, lideri palestinez, Mahmud Abas, pasi ka falenderuar Bushin, tha se populli i tij ndante me të gjithë popujt e tjerë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Abas shtoi se dy popujt, ai amerikan dhe ai palestinez, përfitojnë së tepërmi nga vijimi i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Abas tha se zhvilloi bisedime konstruktive me Bushin për ringjalljen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Abas tha se duhet që Izraeli t’i japë fund pushtimit që ka nisur në vitin 967. Ne jemi tërësisht të angazhuar për paqe si dhe në negociatat për realizimin e këtj objektivi. Jemi të vendosur që të ruajmë qetësinë aktuale në rajon, tha Abas.