Spanjë, policia arreston shefin e Batasunas
27/05/2005 Një ditë pas atentatit të Madridit, ku prej shpërthimit të një veture-bombë u plagosën lehtë 50 vetë, policia spanjolle arrestoi shefin e partisë baske, Arnaldo Otegi. Partia baske, Batasuna, është e ndaluar me ligj, sepse mendohet se ka lidhje me organizatën separatiste terroriste ETA. Sipas të dhënave të policisë shpërthimi në Madrid ndodhi pas një telefonate paralajmëruese në redaksinë e një gazete prej organizatës separatiste baske ETA. MPB Jose Antonio Alonso tha se kishin shpërthyer 20 kg. lëndë eksplozive. Kryeministri i Spanjës, Hoze Luis Zapatero, theksoi sërish se ETA duhet të dorëzojë armët. Atentati në fjalë ishte i gjashti pas deklaratave të qeverisë spanjolle se është e gatshme të hyjë në bisedime me grupet separatiste, në rast se këto heqin dorë prej dhunës.