E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Shqipëria pret ftesën për në NATO

Sot në orët e para të mëngjesit është nisur për në Bukuresht delegacioni shqiptar që do të marrë pjesë në punimet e samitit të NATO-s . Delegacioni që kryesohet nga, presidenti i republikës Bamir Topi pret të marrë ftesën për anëtarësimin në NATO. Topi pritet të mbajë një fjalim para vendeve anëtare të Aleancës  së Atlantikut. Ndërkohë në delegacion është edhe Kryeministri, Sali Berisha, si dhe ministrat Lulëzim Basha, Gazmend Oketa dhe Astrit Patozi. Gjithashtu në delegacion merr pjesë edhe Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj. Samiti do të mbahet në datat 3 dhe 4 prill dhe nën vëzhgim të rreptë të forcave të policisë. Ky samit ka kushtuar 26.4 miliardë lekë, dhe është më i shtrenjti në historinë e organizimeve. Presidenti Bush ndërkohë ka kërkuar nga NATO të vazhdojë zgjerimin e saj në lindje, ndërkohë që ka kërkuar më shumë mbështetje për operacionet ushtarake në Afganistan. Pozicioni i vendit tim është shumë i qartë: NATO duhet të mirpresë në gjirin e saj Gjeorgjinë dhe Ukrainën. NATO duhet të jetë e hapur për të gjitha demokracitë e reja që kanë aspirata, dhe që janë gati të pranojnë rregullat e saj. Ndërkohë ai ka kërkuar edhe më shumë trupa në Afganistan. “Nëse ne nuk luftojmë terroristët në Afganistan, do të jenë njerëzit civilë dhe të pafajshëm që do ta pësojnë, prandaj unë kërkoj shtimin e trupave” – tha Bush. Udhëheqsit e NATO-s pritet të kenë një diskutim të veçantë për Afganistanin, ditën e enjte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›