Bush, lamtumirë dhe paralajmërim: Ruhuni nga sulmet terroriste
Herë i mendueshëm,
herë agresiv dhe herë
hokatar, Presidenti
në ikje i Shteteve të
Bashkuara, Bush, dha dje konferencën
e tij të fundit për shtypin
në postin që ka mbajtur këto tetë
vjet dhe mbrojti deri në fund politikën
e arritjet e tij. Por njëherazi
ofroi edhe listën e gabimeve më
të mëdha, duke filluar me fjalimin
shumë optimist që bëri në
vitin 2003 pas rënies së Bagdadit,
kur të gjithë kujtuan se lufta
mbaroi brenda pak ditësh. Fillimisht
ai ka falënderuar të gjithë
reporterët e pranishëm në sallë
për bashkëpunimin 8-vjeçar e më
pas shfaqi pakënaqësinë e tij për
përballjen me kritikat e ashpra që
i kishte bërë shpesh media gjatë
tetë viteve të presidencës. "Mendoj
se arritjet e mia janë pozitive.
Presidentët kanë dy rrugë: ose t‘i
shmangin vendimet e vështira
duke u përballur me marrjen e
përgjegjësive dhe kundërshtive,
ose t‘i marrin vendimet dhe të
përballen me pasojat. Natyrës
sime i shkon opsioni i parë", ka
thënë Bush. Ai u shpreh veçanërisht
i indinjuar kur u vu përballë
pyetjes në lidhje me prishjen
e imazhit të Amerikës jashtë
vendit. "Unë nuk jam dakord
me një konstatim të tillë, sipas
të cilit njerëzit e shohin vendin
tonë me një optikë të errët. Jam i
sigurt se Amerika vazhdon të jetë
sinonim i fjalës ‘liri‘", ka vazhduar
Presidenti. Ndër të tjera ai tha se e
kuptonte se disa nga çështjet më
delikate si ajo e burgut të Guantanamos
kanë krijuar shumë
debat e kundërshti brenda vendit
dhe në botë, por ai i mbrojti të
gjitha veprimet e marra pas 11
shtatorit, përfshi edhe aprovimin
që dha për metodat e ashpra të
marrjes në pyetje të të pandehurve
për akuzat e terrorizmit.
Ai mbrojti, madje me agresivitet,
edhe vendimet e marra për luftën
në Irak, vendime që ishin edhe
përcaktueset e presidencës së
Bushit, duke qenë se gjatë këtyre
6 viteve luftë kanë humbur jetën
4000 ushtarë amerikanë. Por Iraku
ka qenë edhe pika e fjalës së tij,
ku ai ka njohur edhe disa gabime.
"Mosgjetja e armëve të dëmtimit
në masë ishte një zhgënjim
i jashtëzakonshëm", ka thënë
Presidenti, edhe pse akuza se
Sadami po ndërtonte armë të tilla
ishte sebepi kryesor i pushtimit të
Irakut nga Shtetet e Bashkuara. Ai
përmendi edhe abuzimet e bëra
nga anëtarë të ushtrisë amerikane
në burgun e Abu Ghraib, duke
i quajtur "një zhgënjim të madh".
"Unë nuk e di nëse ju i quani gabime,
apo jo, por ato ishin gjëra
që nuk shkuan sipas planit", tha
Bush. Ndër të tjera, ai foli edhe
për një tjetër gabim, apo nxitim
të tijin menjëherë pas marrjes së
Bagdadit, kur në një konferencë
për shtyp deklaroi se "Misioni u
krye". "Në atë rast u dhashë një
mesazh të gabuar, edhe pse u nisa
nga optimizmi e besimi në fitore".
Nga ana tjetër mbrojti vendimin
tij në vitin 2007 për të dërguar 30
mijë trupa amerikane shtesë në
Irak, në mënyrë që të qetësonte
situatën dhe të stabilizonte jetën
e civilëve. "Jam i bindur se në
këndvështrimin afatgjatë Iraku
do të mbijetojë si demokraci, por
kjo do të ketë të bëjë edhe me
presidentët e tjerë. Më pas ai foli
edhe për një tjetër fakt, që konsiderohet
si dështim i politikës së
tij: menaxhimi i dobët që iu bë
zonave të goditura nga uragani
Katrina, duke hedhur poshtë
të gjitha akuzat se reagimi i administratës
së tij në ndihmë të
popullsisë kishte qenë i dobët.
Një tjetër pikë e konsideruar si
e suksesshme nga Bushi ishte
edhe Lindja e Mesme. Edhe pse
ajo që po ndodh tani i ka zbehur
shumë shpresat për një paqe të
shpejtë, Bush tha se ishte përpjekur
gjithmonë për arritjen e një
marrëveshjeje që mundësonte
krijimin e dy shteteve. "Sigurisht
që paqe do të ketë dhe ne si
administratë kemi bërë tonën në
afrimin kësaj dite", deklaroi Bushi.
I pyetur se çfarë mendonte
për Presidentin Obama, Bush
tha se ai ishte "shumë i zgjuar e
i dedikuar" dhe se i uronte pasardhësit
gjithë të mirat. "Duke
folur për përgjegjësinë e madhe
të Obamës në një periudhë të
tillë të vështirë, ai tha se Presidenti
do ta kuptonte rëndësinë
dhe peshën e rolit të tij sapo
të vinte këmbën në Shtëpinë e
Bardhë". E ndërsa ka folur për
Obamën, ai e ka paralajmëruar
në lidhje me rrezikun e madh të
një sulmi terrorist, me të cilin
mund të përballet vendi. Sipas
tij, ka armiq që duan ta dëmtojnë
edhe më Amerikën. Ndër to ai
përmendi Korenë e Veriut, që ka
pasuruar uraniumin për bombën
bërthamore, apo Iranin, që ishte
ende shumë i rrezikshëm.
herë agresiv dhe herë
hokatar, Presidenti
në ikje i Shteteve të
Bashkuara, Bush, dha dje konferencën
e tij të fundit për shtypin
në postin që ka mbajtur këto tetë
vjet dhe mbrojti deri në fund politikën
e arritjet e tij. Por njëherazi
ofroi edhe listën e gabimeve më
të mëdha, duke filluar me fjalimin
shumë optimist që bëri në
vitin 2003 pas rënies së Bagdadit,
kur të gjithë kujtuan se lufta
mbaroi brenda pak ditësh. Fillimisht
ai ka falënderuar të gjithë
reporterët e pranishëm në sallë
për bashkëpunimin 8-vjeçar e më
pas shfaqi pakënaqësinë e tij për
përballjen me kritikat e ashpra që
i kishte bërë shpesh media gjatë
tetë viteve të presidencës. "Mendoj
se arritjet e mia janë pozitive.
Presidentët kanë dy rrugë: ose t‘i
shmangin vendimet e vështira
duke u përballur me marrjen e
përgjegjësive dhe kundërshtive,
ose t‘i marrin vendimet dhe të
përballen me pasojat. Natyrës
sime i shkon opsioni i parë", ka
thënë Bush. Ai u shpreh veçanërisht
i indinjuar kur u vu përballë
pyetjes në lidhje me prishjen
e imazhit të Amerikës jashtë
vendit. "Unë nuk jam dakord
me një konstatim të tillë, sipas
të cilit njerëzit e shohin vendin
tonë me një optikë të errët. Jam i
sigurt se Amerika vazhdon të jetë
sinonim i fjalës ‘liri‘", ka vazhduar
Presidenti. Ndër të tjera ai tha se e
kuptonte se disa nga çështjet më
delikate si ajo e burgut të Guantanamos
kanë krijuar shumë
debat e kundërshti brenda vendit
dhe në botë, por ai i mbrojti të
gjitha veprimet e marra pas 11
shtatorit, përfshi edhe aprovimin
që dha për metodat e ashpra të
marrjes në pyetje të të pandehurve
për akuzat e terrorizmit.
Ai mbrojti, madje me agresivitet,
edhe vendimet e marra për luftën
në Irak, vendime që ishin edhe
përcaktueset e presidencës së
Bushit, duke qenë se gjatë këtyre
6 viteve luftë kanë humbur jetën
4000 ushtarë amerikanë. Por Iraku
ka qenë edhe pika e fjalës së tij,
ku ai ka njohur edhe disa gabime.
"Mosgjetja e armëve të dëmtimit
në masë ishte një zhgënjim
i jashtëzakonshëm", ka thënë
Presidenti, edhe pse akuza se
Sadami po ndërtonte armë të tilla
ishte sebepi kryesor i pushtimit të
Irakut nga Shtetet e Bashkuara. Ai
përmendi edhe abuzimet e bëra
nga anëtarë të ushtrisë amerikane
në burgun e Abu Ghraib, duke
i quajtur "një zhgënjim të madh".
"Unë nuk e di nëse ju i quani gabime,
apo jo, por ato ishin gjëra
që nuk shkuan sipas planit", tha
Bush. Ndër të tjera, ai foli edhe
për një tjetër gabim, apo nxitim
të tijin menjëherë pas marrjes së
Bagdadit, kur në një konferencë
për shtyp deklaroi se "Misioni u
krye". "Në atë rast u dhashë një
mesazh të gabuar, edhe pse u nisa
nga optimizmi e besimi në fitore".
Nga ana tjetër mbrojti vendimin
tij në vitin 2007 për të dërguar 30
mijë trupa amerikane shtesë në
Irak, në mënyrë që të qetësonte
situatën dhe të stabilizonte jetën
e civilëve. "Jam i bindur se në
këndvështrimin afatgjatë Iraku
do të mbijetojë si demokraci, por
kjo do të ketë të bëjë edhe me
presidentët e tjerë. Më pas ai foli
edhe për një tjetër fakt, që konsiderohet
si dështim i politikës së
tij: menaxhimi i dobët që iu bë
zonave të goditura nga uragani
Katrina, duke hedhur poshtë
të gjitha akuzat se reagimi i administratës
së tij në ndihmë të
popullsisë kishte qenë i dobët.
Një tjetër pikë e konsideruar si
e suksesshme nga Bushi ishte
edhe Lindja e Mesme. Edhe pse
ajo që po ndodh tani i ka zbehur
shumë shpresat për një paqe të
shpejtë, Bush tha se ishte përpjekur
gjithmonë për arritjen e një
marrëveshjeje që mundësonte
krijimin e dy shteteve. "Sigurisht
që paqe do të ketë dhe ne si
administratë kemi bërë tonën në
afrimin kësaj dite", deklaroi Bushi.
I pyetur se çfarë mendonte
për Presidentin Obama, Bush
tha se ai ishte "shumë i zgjuar e
i dedikuar" dhe se i uronte pasardhësit
gjithë të mirat. "Duke
folur për përgjegjësinë e madhe
të Obamës në një periudhë të
tillë të vështirë, ai tha se Presidenti
do ta kuptonte rëndësinë
dhe peshën e rolit të tij sapo
të vinte këmbën në Shtëpinë e
Bardhë". E ndërsa ka folur për
Obamën, ai e ka paralajmëruar
në lidhje me rrezikun e madh të
një sulmi terrorist, me të cilin
mund të përballet vendi. Sipas
tij, ka armiq që duan ta dëmtojnë
edhe më Amerikën. Ndër to ai
përmendi Korenë e Veriut, që ka
pasuruar uraniumin për bombën
bërthamore, apo Iranin, që ishte
ende shumë i rrezikshëm.