E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, Policia bëhet 96 vjeçe

Sot, Policia e Shtetit bëhet 96
vjeçe. Ky vit, duket që e ka
gjetur policinë edhe më të
përgatitur nga ana e saj profesionale
dhe nga arritjet e standardeve.
Pavarësisht viteve që ka lënë pas,
policia pritet që sivjet të ketë sërish
detyra të rëndësishme, siç janë
zgjedhjet qendrore dhe fushata
elektorale e saj. Ditën e sotme, me
rastin e 96-vjetorit të krijimit të Policisë
së Shtetit, në ambientet e Hotel
Tirana-International do të zhvillohet
një aktivitet. Të pranishëm
do të jenë drejtues të Ministrisë
së Brendshme, Drejtorët e
Përgjithshëm të Policisë së Shteteve
si: Italia, Maqedonia, Kosova
dhe Mali i Zi. Pritet që në këtë
aktivitet të ftohen edhe ish-drejtorët
e Përgjithshëm të Policisë së
Shtetit, që kanë dhënë kontribut
në formimin e kësaj strukture.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›