Mashtrohen 4 persona, u vidhen 84 milionë lekë
Një person i dyshuar për
mashtrim është dërguar
për ndjekje penale, pasi
është denoncuar se ka vjedhur rreth
84 milionë lekë të vjetra. Policia tha
se i dyshuari është Arben Tole, por
deri në sqarimin e plotë të rrethanave
është lënë që ai të ndiqet penalisht
në gjendje të lirë. Burimet
zyrtare nga Drejtoria e Policisë së
Tiranës bënë të ditur se dje nga seksioni
kundër krimit ekonomik e financiar
u dërguan materialet në
prokurori, në gjendje të lirë, për
veprën penale të vjedhjes me anë
të "mashtrimit", në ngarkim të shtetasit
Arben Stavri Tole, 37 vjeç, lindur
dhe banues në rrugën "Him
Kolli". Procedimi penal u bë pasi
ndaj tij kanë bërë kallëzim katër
persona, të cilët pretendojnë se
janë mashtruar në kohë të ndryshme.
Një ndër denoncuesit është
Albert Xharahu, 48 vjeç, banues në
rrugën "Myslym Shyri", i cili pretendon
se shtetasi i mësipërm e ka
mashtruar duke i marrë 800 mijë
lekë. Ndërkohë, denoncim ka bërë
edhe Ilirjan Ibrahimi, 41 vjeç, banues
në rrugën "Aleksandër Moisiu",
i cili pretendon se është mashtruar
me 400 mijë lekë. Gjithashtu,
policia tha se kanë denoncuar
edhe dy persona të tjerë. Bajram
Mija, 76 vjeç, banues në rrugën
"Llazi Miho", ka denoncuar se është
mashtruar nga Tole, i cili i ka
marrë 200 mijë lekë. Ndërkaq,
shumën më të madhe të parave
dyshohet se e ka humbur nga
mashtrimi, Zana Mija, 44 vjeç,
banuese te blloku "Vasil Shanto",
e cila pretendon se i janë marrë 7
milionë lekë. Policia tha se nga të
dëmtuarit mësohet se i dyshuari i
ka marrë këto para me pretendimin
se do të hapte biznes në bashkëpunim
me ta.
mashtrim është dërguar
për ndjekje penale, pasi
është denoncuar se ka vjedhur rreth
84 milionë lekë të vjetra. Policia tha
se i dyshuari është Arben Tole, por
deri në sqarimin e plotë të rrethanave
është lënë që ai të ndiqet penalisht
në gjendje të lirë. Burimet
zyrtare nga Drejtoria e Policisë së
Tiranës bënë të ditur se dje nga seksioni
kundër krimit ekonomik e financiar
u dërguan materialet në
prokurori, në gjendje të lirë, për
veprën penale të vjedhjes me anë
të "mashtrimit", në ngarkim të shtetasit
Arben Stavri Tole, 37 vjeç, lindur
dhe banues në rrugën "Him
Kolli". Procedimi penal u bë pasi
ndaj tij kanë bërë kallëzim katër
persona, të cilët pretendojnë se
janë mashtruar në kohë të ndryshme.
Një ndër denoncuesit është
Albert Xharahu, 48 vjeç, banues në
rrugën "Myslym Shyri", i cili pretendon
se shtetasi i mësipërm e ka
mashtruar duke i marrë 800 mijë
lekë. Ndërkohë, denoncim ka bërë
edhe Ilirjan Ibrahimi, 41 vjeç, banues
në rrugën "Aleksandër Moisiu",
i cili pretendon se është mashtruar
me 400 mijë lekë. Gjithashtu,
policia tha se kanë denoncuar
edhe dy persona të tjerë. Bajram
Mija, 76 vjeç, banues në rrugën
"Llazi Miho", ka denoncuar se është
mashtruar nga Tole, i cili i ka
marrë 200 mijë lekë. Ndërkaq,
shumën më të madhe të parave
dyshohet se e ka humbur nga
mashtrimi, Zana Mija, 44 vjeç,
banuese te blloku "Vasil Shanto",
e cila pretendon se i janë marrë 7
milionë lekë. Policia tha se nga të
dëmtuarit mësohet se i dyshuari i
ka marrë këto para me pretendimin
se do të hapte biznes në bashkëpunim
me ta.