E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia do të rinisë furnizimin me gaz në Evropë

Rusia ka rënë dakord që të rifillojë me
transportin e gazit në Evropë nga
mëngjesi i sotëm. Premtimi i "Gazprom"-it
vjen 6 ditë pasi Moska mbylli rubinetet e
gazsjellësve, duke lënë miliona njerëz pa
ngrohje. Ky është sinjali i parë konkret i
Rusisë për rifillimin e funksionimit normal
të punës, pas debateve me palën ukrainase
në lidhje me një pagesë të mosbërë nga
ana e vendit fqinj. Vendimi vjen pas një
fundjave bisedimesh intensive të të gjitha
palëve dhe asaj të Bashkimit Evropian, i cili
ka dërguar një mision monitorues për të
verifikuar se Ukraina nuk po tjetërson, apo
po e merr gazin në mënyrë të paligjshme
nga gazsjellësi rus.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›