E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Policia kufitare, detyra primare mbetet bregdeti"

Fokusi kryesor i policisë kufit
are sërish do të mbetet breg
deti. Pavarësisht moratoriumit
të vendosur prej më shumë se
tre vitesh, duhet ende punë për të
ruajtur vijën bregdetare. Kjo është
detyra e përcaktuar nga ministri i
Brendshëm, Bujar Nishani, nën
kryesimin e të cilit u mblodh Grupi
Ndërministror për monitorimin
dhe zbatimin e strategjisë për
menaxhimin e integruar të kufirit
dhe planit të saj të veprimit. Në
mbledhje u diskutua së pari mbi
ecurinë e zbatimit të strategjisë dhe
planit të veprimit dhe më pas u prezantua
plani i veprimit për menaxhimin
e integruar të kufirit të
përditësuar. Ministri Nishani vlerësoi
në veçanti riorganizimin total të
policisë kufitare dhe migracionit
duke krijuar një strukturë të vertikalizuar
me autonomi financiare
dhe burimesh njerëzore, si dhe krijimin
e policisë gjyqësore dhe
analizës së riskut brenda kësaj
strukture.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›