E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërohen në Gjykatën e Tiranës 8 magjistratë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë
prezantoi dje në ambientet
e Gjykatës së Tiranës, tetë
kandidatët për magjistratë, të cilët
me vendimin e datës 24 dhjetor
2008 u propozuan për të kryer
stazhin profesional si gjyqtarë
pranë kësaj gjykate. Ata janë
emëruar pas një dekreti të Presidentit
të Republikës, i cili në unanimitet
dhe në ndryshim nga
praktikat e mëparshme, mundëson
fillimin e ushtrimit të veprimtarisë
gjyqësore për tetë kandidatët
për magjistratë, në gjykatën
e rrethit më të madh gjyqësor të
vendit. "Rëndësia e kësaj vendimmarrje
u pa e lidhur me ngarkesën
e lartë të punës dhe shumëllojshmërinë
e çështjeve gjyqësore që
ofron Gjykata e Shkallës së Parë të
kryeqytetit, dhe që u vlerësua nga
Këshilli se i shërben formimit profesional
të magjistratëve gjyqtarë",
thuhet në njoftimin e KLD-së.
Gjatë prezantimit, përfaqësuesit
e ‘organit qeverisës së gjyqësorit‘
u komunikuan magjistratëve
rëndësinë e misionit të tyre në
drejtësi, vlerësimin e lartë për
nivelin profesional që gjyqtarët
magjistratë kanë dëshmuar të
edhe vëmendjen e posaçme që
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vazhdon
t‘i kushtojë këtij investimi të
rëndësishëm për dhënien e drejtësisë.
Në fillim të detyrës së tyre, tetë
magjistratët u siguruan për predispozitën
maksimale të drejtuesit
të Gjykatës së Rrethit Tiranë, si
në drejtim të sigurimit të infrastrukturës
së nevojshme për ushtrimin
e detyrës, ashtu edhe në
vëmendjen për përfshirjen e tyre
në çështje të shumëllojshme dhe
të përshtatshme për stadin e
formimin e tyre profesional.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›