E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet bazë falsifikimesh, arrestohet një 40-vjeçar

Një 40-vjeçar u arrestua dje
nga antikrimi ekonomik,
pasi në shtëpinë e tij u
gjetën rreth 100 dokumente të falsifikuara
dhe vula të institucioneve
të ndryshme. Burime të antikrimit
ekonomik në Policinë e Tiranës
thanë se dje pasdite është arrestuar
Ylli Brahimi, rreth 40 vjeç, banues
në Tiranë. Brahimi u kap dje pasdite
në shtëpinë e tij në afërsi të Kinostudios,
ku ushtronte këtë aktivitet
të paligjshëm. Nga kontrolli që
iu bë banesës së tij u gjetën vula të
ambasadës italiane, ambasadës
greke dhe disa ambasadave të tjera
të akredituara në vendin tonë.
Gjithashtu, u sekuestruan edhe
vula e stampa të dikastereve të
ndryshme, ku përfshihen disa
ministri. Me pak fjalë, Brahimi kishte
krijuar një shtet paralel në ambientet
e shtëpisë së tij dhe merrte
nga 100 deri në 500 mijë lekë të vjetra
për çdo falsifikim që kryente,
duke përfshirë këtu edhe diplomat
e shkollave, certifikata, pasaporta
dhe viza për jashtë shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›