Bush në Kroaci, pritet fjalimi i tij.
Presidenti amerikan Xhorxh W Bush ka mbërritur në Kroaci nga ku pritet dhe fjalimi i tij në sheshin kryesor të Zagrebit.Në këtë shesh janë mbledhur shumë qytetarë kroat dhe po në këtë shesh ndodhet edhe krerët e qeverive të vendevetë A3. Të pranishëm janë edhe presidenti i vendit tonë Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha.
Ndërkohë që pritet fjalimi i presidentit amerikan, po mban fjalim para pjesmarrësve presidenti kroat Sanader. Ky i fundit ka vlerësuar mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Kroacisë në NATO. Fjalimi është duke u mbajtur nën masa të larta sigurie.