Sot krerët e shtetit shqiptar drekojnë me Bushin në Kroaci
Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe kryeministri i vendit, Sali Berisha do të takohen presidentin Bush për një drekë pune në Kroaci. Zyra e shtypit në kryeministri bën të ditur sedelegacioni shqiptarë i kryesuar nga presidenti i republikës u nisën dje pas dite për në Kroaci, ku do të marrin pjesë në pritjen që presidenti i SHBA-së organizon për vendet që morën ftesën për anëtarësimin në NATO. Këtu do të realizohet dhe takimi Berisha-Bush. Presidenti amerikan ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci, ku krahas takimeve me zyrtarët më të lartë kroatë do të takohet edhe me drejtuesit e vendeve që morën ftesën për anëtarësim në NATO.