Rinas- Policia kriminale arreston 3 persona
Policia Kriminale ka vënë nën pranga 3 persona në aeroportin e Rinasit. Një ndër të arrestuarit është një shtetas turk me emrin Murat Aksoz 35 vjeç pasi është zënë tranzit me rreth 40 mijë dollarë të padeklaruara në doganë. Kapja e tij është bërë sot në flagrancë nga policia kriminale. Po në Rinas forcat e policisë kanë arrestuar 26 vjeçarin Lorenc Arapi nga Tepelena teksa po kthehej nga Suedia i depërtuar. Policia kriminale konstatoi se 26 vjeçari dispononte leje qëndrimi për në Greqi fallco. Ndërkohë po sot nëpërmjet Rinasit është arrestuar shtetasi Shpend Murati i dënuar më parë me 12 v jet heqje lirie për vjedhje me armë në bashkëpunim.