E Diel, 1 Nëntor 2026

Naftësjellësat që kërcënojnë AMBO-n

26/01/2005  

30 lekë

kilovati

bullgar

80 lekë

kilovati

i KESH-it

SOMARIO

“Darfo” do të blejë energjinë me 30 lekë për kilovat, nga 80 lekë për kilovat që ua shet energjinë KESH-i bizneseve

Rivaliteti rajonal për transportin e naftës së Kaspikut drejt porteve të Evropës Perëndimore

Gati ndërtimi i Burgas-Aleksandropolis dhe i gjigantit “Naftësjellësi Panevropian”

Rritja vitet e fundit e sasisë së naftës së prodhuar në rajonin e detit Kaspik, ka sjellë nevojën e gjetjes së mënyrës së transportit të kësaj nafte drejt perëndimit, në rrugë sa më efikase. Kalimi e kësaj sasie të madhe nafte, në rrugën tradicionale, përmes ngushticës së Bosforit është bërë i rrezikshëm, gjë që ka nxitur lobet e prodhimit e të shfrytëzimit të saj, për të bërë projektet e ndërtimit të naftësjellësit që do ta çojë këtë naftë në Evropën Perëndimore e më gjerë, në rrugën më ekonomike.

Në garën e publikimit të prioriteteve për projektin e ndërtimit të naftësjellësit, që do ta çojë këtë naftë në Adriatik e Mesdhe, janë përfshirë pothuaj të gjitha shtetet e rajonit, si Greqia, Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Maqedonia, Rumania e më pak Kroacia.

Burgas-Aleksandropolis

Një lexues i vëmendshëm i shtypit rajonal, konstaton me lehtësi se, sa herë mbahet një takim për naftësjellësin AMBO, publikohen dhjetëra artikuj e deklarata të zyrtarëve të shteteve fqinje, që evidentojnë epërsitë e njërit apo tjetrit naftësjellës, krahasuar me AMBO-n. Kështu ndodhi edhe së fundmi. Menjëherë pas deklaratës së Presidentit të Projektit AMBO, Ted Ferguson, se punimet për ndërtimin e AMBO-s, që do ta çojë naftën nga Burgasi në Vlorë, do të fillonin në vitin 2006, se një pjesë e kompanisë amerikane të naftës “Halliburton”, do të merrte përsipër anën inxhinerike të projektit, se shpenzimet për këtë naftësjellës parashikoheshin të ishin 1.2 deri 1.5 miliardë dollarë, e se pas marrëveshjes mes tre vendeve pjesëmarrëse në AMBO, ndërtimi i tij pritej të përfundonte në vitin 2008, e të dhëna të tjera për përfitimet ekonomike nga vendet e përfshira në rajon. Shtypi grek shkruan se ekzistojnë pak gjasa për ndërtimin e naftësjellësit AMBO, ndërsa ai serb publikon hapat e marrë dhe përparësitë e ndërtimit të naftësjellësit “Panevropian”. Sipas gazetës së Athinës “Apogevmatini”, “janë shumë të vogla gjasat për ndërtimin e naftësjellësit Burgas-Vlorë, sepse bëhet fjalë për projekt shumë të shtrenjtë”. Gazeta, duke iu referuar burimeve nga Ministria greke e Zhvillimit, shkruante se naftësjellësi AMBO nuk mund t’i konkurrojë naftësjellësit Burgas-Aleksandropolis, meqë për ndërtimin e tij nevojiten 1.2 miliardë dollarë, domethënë 400 milionë dollarë më shumë se sa për naftësjellësin bullgaro-grek. (Naftësjellësi grek pritet të kushtojë 800 milionë dollarë).

Sipas gazetës, Memorandumi për ndërtimin e AMBO-s, i nënshkruar nga Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia, nuk do të ndikojë mbi planet për ndërtimin e naftësjellësit greko-bullgar dhe se dokumenti ka patur karakter politik. Ndërsa zëvendësministri i Jashtëm grek, Evripidis Stilianidis, reklamon se naftësjellësi Burgas-Aleksandropolis është mënyra më e mirë për të transportuar naftën ruse drejt Perëndimit. Sipas tij, pëlqimin për naftësjellësin greko-rus e ka dhënë edhe Kryeministri bullgar, vendi i të cilit është përfshirë gjithashtu në projektin AMBO.

“Naftësjellësi Panevropian”

Por nuk mbeten pas në reklamimin e përparësive të naftësjellësit Konstanca–Pançevo–Omishal-Trieste, autoritetet e vendeve nga pritet të kalojë ky naftësjellës. Sipas tyre, realizimi i projektit të ndërtimit të naftësjellësit që do të lidhë portet e Detit të Zi me Evropën, është gjithnjë e më i afërt. Ky naftësjellës do të kalojë nëpër disa shtete dhe do të furnizojë në mënyrë më ekonomike e cilësore tregun perëndimor me naftë. Marrëveshja në kuadër për vendosjen e këtij sistemi ndërshtetëror të transportit të naftës dhe gazit, është nënshkruar në vitin 1999, në Kiev. Protokolli i kësaj marrëveshje është nënshkruar në shtator 2002, në Bukuresht, nga Rumania, Kroacia dhe Serbia.

Zëvendësministri i minierave dhe energjetikës së Serbisë, Slobodan Sokoloviq, thotë se në fund të vitit që shkoi, në Komitetin Ndërshtetëror për ndërtimin e naftësjellësit Konstanca–Pançevo–Omishal-Trieste, të mbajtur në Rumani, të tria vendet nënshkruese kanë vendosur për hapat që duhen ndërmarrë në vazhdim. Deri tani janë siguruar mjetet financiare për ndërtimin e pjesës rumune të tij, dhe se është plotësuar studimi i investimit. Ky naftësjellës ka përparësi për transportin e naftës drejt Perëndimit, edhe sepse do të lidhet me naftësjellësin transalpin (Austri-Gjermani) për të siguruar naftë për rafineritë austriake e gjermane. Ndërtimi i naftësjellësit do të zgjasë tre vjet. Si vit i fillimit të punimeve parashikohet 2007, ndërsa në vitin 2010 pritet të kalojë naftë në të. Akoma nuk janë përcaktuar saktësisht afatet dhe shpenzimet e sakta. Megjithatë, thuhet se do të kushtojë 1.3 miliardë dollarë. Naftësjellësi do të ndërtohet, sepse, sipas autoriteteve serbe, ky është drejtimi më i shkurtër e më efikas për të transportuar naftën nga Deti Kaspik për në Evropë. Komiteti Ndërshtetëror do të ftojë Italinë e Slloveninë të bëhen pjesëmarrëse në këtë projekt, sepse traseja e tij pritet të kalojë edhe në këto vende. Emri i tanishëm i projektit të naftësjellësit është “Naftësjellësi Panevropian”, dhe për të thuhet se do të jetë rruga më e shkurtër, më ekonomike dhe më e mirë, si nga ana gjeografike, ashtu dhe nga konfiguracioni i terrenit, për të furnizuar me naftën e detit Kaspik, tregjet evropiane. Sipas studimit: Tregu evropian do të marrë përmes këtij naftësjellësi, 50 milionë tonë në vit, me perspektivë deri 90 milionë tonë. Siç duket, edhe nga deklaratat e autoriteteve të vendeve fqinje, AMBO-s i duhet të përpiqet fort për t’i rivalizuar projektet alternative të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›