Bush përballë lumit të kritikave

22/02/2005 Presidenti i SHBA u bën thirrje për bashkim evropianëve
“Shansi ynë më i madh dhe njëkohësisht synimi i menjëhershëm është paqja në Lindjen e Mesme”, tha Bushi në fjalimin e tij. “Ne kërkojmë paqe mes Izraelit dhe Palestinës, për të mirën e tyre”, tha Presidenti, i cili e ka bërë të qartë se është pro një shteti palestinez që të ekzistojë përkrah Izraelit.
“Ne dimë gjithashtu se një Palestinë e lirë dhe në paqe ndihmon vrullin që kanë marrë reformat në Lindjen e Mesme në tërësi”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W.Bush e quajti dje çarjen me Evropën në lidhje me çështjen e Irakut “një mosmarrëveshje kalimtare mes qeverive”, si dhe bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh transatlantik, duke përfshirë këtu një mbështetje më të madhe për qeverinë e re irakene.
“Tani është koha që demokracitë e stabilizuara të japin ndihmë të prekshme politike, ekonomike dhe në drejtim të sigurisë për demokracinë më të re të botës”, tha Bush në një fjalim drejtuar jo vetëm evropianëve, por edhe vetë bashkatdhetarëve të tij amerikanë.
Presidenti i SHBA nisi një udhëtim pesëditor nga Brukseli, qendra si e Bashkimit Evropian, ashtu edhe NATO-s. Gjithashtu, dje në mbrëmje, Bush kishte në plan të darkonte edhe me Presidentin francez, Zhak Shirak, një prej kritikëve më të shquar të luftës së SHBA në Irak.
Pavarësisht thirrjes së tij për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e të shkuarës, ekzistojnë ende ndarje në lidhje me Irakun e pasluftës, si të përballohen ambiciet bërthamore të Iranit, një propozim evropian për t’i dhënë fund embargos 15-vjeçare të armëve ndaj Kinës dhe një marrëveshje për ngrohjen globale e hedhur tej nga Uashingtoni.
Këshilltarët pranuan se mbetej ende shumë punë për t’u bërë. Por fjalët e Presidentit ishin qartësisht pajtuese. Këshilltarët e tij pranuan se ato mund të çonin në një dialog më të ftohtë dhe logjikshëm. “Teksa zbehen debatet e të kaluarës dhe detyrat e mëdha bëhen më të qarta, le të nisim një epokë të re uniteti transatlantik”, tha Bush në një fjalim të parapërgatitur. Një pjesë e këtij fjalimi i bë publike përpara se ai të mbahej nga Presidenti në udhëtimin e tij në Evropë.
“Asnjë debat i përkohshëm, asnjë mosmarrëveshje kalimtare, asnjë fuqi mbi tokë nuk do të mund të na ndajë ne”, tha Bushi. Vendi ku Bushi ka mbajtur fjalimin ka qenë Concert Royal, një ndërtesë qeveritare e shekullit 19, që përdoret për bankete dhe takime. Përpara fjalimit, Presidenti u ka bërë telefonata kortezie Mbretit dhe Kryeministrit të Belgikës, si edhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Bushi do të marrë pjesë sot në takime të organizuara si nga Bashkimi Evropian, ashtu edhe NATO, ndërkohë që nesër Presidenti amerikan do të vizitojë Gjermaninë dhe të enjten do të shkojë në Sllovaki, ku do të takohet me Presidentin rus, Vladimir Putin. Ky i fundit i ka alarmuar udhëheqësit perëndimorë me shtypjen që i ka bërë opozicionit politik brenda vendit si dhe hapat prapa në disa prej reformave demokratike.

“Ne dimë gjithashtu se një Palestinë e lirë dhe në paqe ndihmon vrullin që kanë marrë reformat në Lindjen e Mesme në tërësi”.
Presidenti ripërmendi disa prej temave të fjalimit të tij të inaugurimit për mandatin e dytë presidencial, duke u betuar se do të punojë për të përhapur demokraci dhe liri në botë. “Ne nuk duhet të qëndrojmë në rehati, duhet të ngrihemi dhe të shohim botën më gjerë”, tha Bush. “Idealet dhe interesat tona çojnë në të njëjtin drejtim. Duke sjellë progres dhe shpresë në vendet në nevojë, ne mund të përmirësojmë shumë jetë, të ngrejmë shtetet që rrëzohen, si dhe të fshijmë nga faqja e dheut shkaqet dhe strehat e terrorizmit”.
Një aleancë prej 88 grupesh të të drejtave të njeriut, ambientalistë, paqes etj., kanë planifikuar dy ditë protesta në Bruksel për të kërkuar që “Evropa të mos pajtohet” me një rend botëror të hartuar nga SHBA. Policia e Brukselit vendosi në gatishmëri 2500 oficerë – 1000 më shumë se numri i zakonshëm për mbledhjet tremujore të udhëheqësve të Bashkimit Evropian.
Uashingtoni kundërshton fuqimisht planet e Evropës për të hequr embargon e armëve ndaj Kinës. Bushi ka qenë i ftohtë ndaj negociatave evropiane për të bindur Iranin që të braktisë programin e armëve bërthamore. Shtëpia e Bardhë preferon t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të OKB që të ndëshkojë Teheranin.
Ndërkohë, Bushi ndodhet përballë kritikave të ashpra nga ana e evropianëve kryesisht për shkak të refuzimit të Protokollit të Kiotos në lidhje me ngrohjen globale dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve.
Karikaturë false
“Ne nuk pranojmë një karikaturë false që ndan botën perëndimore mes SHBA idealiste dhe Evropës cinike”, tha Bush. “Udhëheqësit në të dy anët e Atlantikut e kuptojnë se shpresat për paqe në botë varen nga uniteti i vazhdueshëm i kombeve të lirë. Edhe miqtë më të ngushtë nuk bien dakord për gjithçka”, tha Presidenti.
Bush u përpoq të sqarojë diçka edhe në lidhje me krizën në thellim në Iran si edhe akuzat se administrata e tij po komplotonte për të sulmuar Teheranin.
Në një seri intervistash me televizione francezë, gjermanë dhe sllovakë, Bushi i hodhi poshtë spekulime të tilla. “Dëgjoj thashetheme që flasin për sulme ushtarakë, dhe kjo nuk është aspak e vërteta”, tha ai.