"Ma regjistruan shtëpinë gabim"
22/02/2005 I ngatërrojnë adresën e shtëpisë, ka tre muaj që "bredh" zyrave për të korrigjuar gabimin e punonjëseve
Tafai tregon se si i regjistruan me adresë tjetër shtëpinë, pas 4 muaj ecejakeve
"Ndenjëm 4 muaj për të hipotekuar shtëpinë, që e kemi pas pallateve 9-katëshe dhe ç'të shohim kur na dhanë vërtetimin, na e kishin vënë adresën gabim. Shtëpia në qendër, në letra adresën e ka në rrugën "Don Bosko". Tani kam tre muaj që vijë për ditë dhe ende nuk e kam ndërruar adresën e shtëpisë. Nuk e di se sa do të zgjasë, por të mendosh që është një gabim i vet punonjësve dhe po më torturojnë kaq shumë, jo më të tjerat", tregon Arlind Tafai. Sikur ta dinte që dhurata për dasmën e tij, do të kishte qenë kjo sorrollatje nëpër dyert e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe në fund një adresë gabim, që solli përsëri në Hipotekë, ndoshta s'do ta merrte mundimin të blinte as shtëpi. Dhe ai nuk është i vetmi që bredh dyerve për të korrigjuar një gabim pavëmendje, mungesë përqëndrimi, mbilodhje, apo thjesht neglizhencë e përtaci e punonjëses së zyrës. E ndërkohë duke dashur që të vazhdoj humorin, ai thotë: "Gjyshi im thotë, kurrë mos të të çoj Zoti në Hipotekë, Doganë e Tatim-Taksa. Më duket se tani është shtuar edhe Bashkia". Dhe ndërsa njerëzit mundohen ta shtyjnë kohën me humorë "të zi", duke pritur në radhë për një përgjigje, të tjerë njerëz grumbullohen në një tjetër derë. Dhe vet Franc Kafka do t'i "adhuronte" dyert e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Patundshme, ku gjithnjë ka radhë, gjithnjë ka një sporteliste që bërtet e zgjat dorën në ajër, më pas të duhet të përplasesh në një tjetër derë e pas saj të duhet të shkosh në një tjetër e kështu pambarimisht. Realiteti kafkjan është tejkaluar në Shqipëri, e sidomos para sporteleve të Hipotekës.
Dera e ankesave
Në një tjetër derë ka gjithnjë njerëz të grumbulluar. Presin takim me "të madhin". Këta njerëz, pasi kanë marrë përgjigje negative te sporteli kryesor, kanë bërë ankesë në drejtori dhe presin përgjigje. Në derë është vendosur dhe një lajmërim, ku shkruhet që kërkesat e tyre duhet të jenë të argumentuara dhe të shoqëruara me një përgjigje nga zyra ku kanë bërë kërkesën në fillim, ku të argumentohet se përse kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh. Dhe pasi janë ankuar, nëse apelimi i tyre pranohet nga zyrtarët e lartë, këta njerëz nisin përsëri procedurat, që zgjasin po aq, por të paktën tani kanë një shpresë.
Për shpejtësi
Por nuk janë të gjithë për ankesa. "Këtu rri kush nuk duron e do që të mbarojë punë shpejt", thotë një burrë. Një pjesë e atyre që janë në radhë në këtë derë, janë kontigjenti që nuk pranon të sorrollatet nga sportelistja, por ka gjetur një "mik" dhe pret të përfundoj punë shpejt e shpejt. Edhe këtu presin në radhë, pasi futen një nga një, për të mos shkaktuar konfuzion e për të mos prishur qetësinë e zyrtarëve.
Parapak kohësh ka përfunduar restaurimi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me fonde të Bankës Botërore, ndërkohë është duke u shqyrtuar dhe një projektligj, që synon jo vetëm restaurimin e fasadës, por dhe mënyrën e të punuarit. Janë dy opsione që Hipoteka të kaloj në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe drejtuesi të zgjidhet nga Kryeministria dhe varianti tjetër Hipoteka të jetë me vetëfinancim dhe në varësi drejtuese nga parlamenti. “Pavarësia e Hipotekës do të krijojë mundësi që edhe punonjësit të kenë paga më të mira, pasi të ardhurat që ky institucion, që derdhen në buxhetin e shtetit, janë në një nivel të konsiderueshëm,” ka thënë kreu i Hipotekave, Artan Gjylbegu, gjatë diskutimit të këtij projektligji. Sipas tij, motivimi i punonjësve është një nga arsyet e rëndësishme të ecurisë së punës në regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Ndërkohë, lobi i biznesmenëve dhe ndërtuesve propozon që Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të kalojë nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë. Ata e argumentojnë këtë propozim me faktin se duke krijuar një varësi direkte nga një institucion do të rritet përgjegjshmëria e drejtuesve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Kjo zgjidhje është parë si më e mirë, edhe duke u mbështetur në përvojën e Zyrës së Përmbarimit, që merret me zbatimin e vendimeve gjyqësore.