E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ca kirurgë që bëjnë 0 operacione, ca 300 në vit"

22/02/2005  Kirurgët monopolizojnë pacientët. Solis: Jo të gjithë kirurgët operojnë

Qendra Spitalore Universitare i ngjan një nëne, ku të gjithë duan të gjejnë shpëtim e të gjithë duan "të hanë". Në spitalet e kësaj qendre përplasen të gjithë pacientët nga janë e nga s'janë, ndërkohë po këtu bëhen dhe shumica e operacioneve, nga më të thjeshtit deri te më të ndërlikuarit. Në analizën vjetore të QSUT-së, u theksua se vjet janë bërë 55 mijë shtrime dhe 15 mijë operacione. Por, fakti është që jo të gjithë kirurgët operojnë. "Ka kirurgë, për të cilët figuron zëro operacione në vit dhe ka të tjerë që bëjnë 300 operacione në vit", theksoi ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis. Çështja e monopolizimit të operacioneve ende nuk është zgjidhur në spitale. Janë shefat e pavioneve, të cilët kryejnë numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikal, duk mos iu lënë fare mundësi kirurgëve të rinj. Ndërkohë, dihet zakoni i shqiptarit, që nuk e lë pa një dhuratë mjekun pas ndëryrjes kirurgjikale. Kështu, fama, potenca dhe paraja bënë që dhe opercionet të monopolizohen, si të ishin një biznes. Ndërkohë, Solis theksoi se, megjithëse depoja e barnave në QSUT është plot, përsëri mjekët mbushin receta pacientëve, që t'i blejnë në farmacitë rreth spitaleve.

Dyndja në spitale

Sipas ligjit, pacienti duhet të shkojë të paraqitet te mjeku i familjes, nëse problemi është i madh, ai e dërgon te mjeku specialist në poliklinikën e qytetit, nëse ka nevoj për shtrim, apo ekzaminim më të hollësishëm, ky i fundit e dërgon me një letër shoqëruese te mjeku specialist i spitalit. Por, kjo skemë rrallë zbatohet. Të gjithë përplasen drejt e në QSUT. Sipas statistikave të publikuara dje, nga të gjithë pacientët që kanë marrë shërbimin në këto spitale, vetëm 14 për qind janë paraqitur më parë te mjeku i familjes. Po kaq e ngarkuar është dhe urgjenca.

Urgjenca

Shumë pcientë paraqiten direkt e në urgjencat Qendrave Spitalore, por jo të gjithë kanë nevojë për një shërbim të tillë. Kjo, sidoqoftë, është një kosto për spitalin, pasi duhet bërë ekzaminimi, një serum, barna. Nga numri i madh i atyre që paraqiten në urgjencë, vetëm 11 për qind shtrohen në spital. Ndërsa vetëm 5 për qind e tyre janë paraqitur më parë te mjeku i familjes.

Ngarkesa

500 mijë ekzaminime laboratorike

70 mijë ekzaminime imazherike

55 mijë shtrime në gjithë vendin

40% e shtrimeve në QSUT janë nga rrethet

15 mijë operacione në QSUT

SKEMA

14% e pacientëve që shkojnë në spital kanë rekomandimin e mjekut të familjes

5% e atyre që shkojnë në urgjencë kanë rekomandimin e mjekut të familjes

11% e atyre që shkojnë në urgjencë shtrohen në spital

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›