E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokurorinë e Tiranës për dosjet e pushuara

22/02/2005  Prokuroria e Përgjithshme ka filluar një tjetër kontroll këtë vit në Prokurorinë e Tiranës, që ka si objekt inspektimin e dosjeve të pushuara të pezulluara. Tjetër përparësi e kontrollit mësohet të jetë edhe përfaqësimi i hetuesve gjatë masave të sigurisë. Kjo, pasi shpeshherë atyre u është kërkuar që të kërkojnë masa sigurie optimale për të pandehurit. Ky është i dyti kontroll që Prokuroria e Përgjithshme ushtron në Prokurorinë e Tiranës gjatë këtij viti. Inspektimi i parë filloi janar, por në përfundim nuk u konkludua në ndonjë parregullsi proceduriale të hetuesve të Prokurorisë së kryeqytetit. Lajmi për fillimin e këtij inspektimi bëhet i ditur për gazetën nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ato thanë se qëllimi i këtij kontrolli nga inspektorët e Prokurorisë së Përgjithshme është të konstatojnë nëse procedurat për pushimin e dosjeve janë kryer apo jo me baza ligjore. I njëjti fakt do të shikohet edhe për ato të pezulluara. Për të parë nëse ka pasur apo jo ende veprime hetimore për t’u kryer. Ndërkaq do të shikohet nëse prokurorët kanë kërkuar apo jo masat më të forta gjatë sigurimit të masës në gjykatë për të pandehurit. Burimet thonë se kontrolli ka disa ditë që ka filluar dhe ende nuk është konkluduar në ndonjë shkelje ligjore nga ana e prokurorëve, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›