Mafia e plehrave po na sulmon

22/02/2005 Këshilli rinor shqiptar:
Këshilli Rinor Shqiptar deklaron se sulmi mediatik ndaj tyre ka si shkak faktin se kjo organizatë ka patur rol kryesor gjatë protestave për të ndaluar importimin e plehrave nga Italia, të cilat do të asgjësoheshin në Shqipëri dhe nëpërmjet impiantit do të krijohej energji elektrike. "Prej 10 ditësh Gazeta Shqiptare dhe TV NEWS 24, të njohura si palë në favor të importit të plehrave nga Italia këtu e një vit më parë (Qershor 2004), kanë nisur sulmin për të hedhur baltë ndaj njërës prej organizatave më të mëdha dhe më të vjetra në Shqipëri: Këshillit Rinor Shqiptar", deklaron Altin Goxhaj, kretari i Këshillit Rinor Shqiptar. Akuzat e ngritura nga kjo media kanë keqinterpretuar çdo informacion të ofruar dhe kanë synuar hedhjen baltë ndaj KRSH-së dhe aktivitetet e saj. "Qëllimi është goditja e pjesëve më aktive të Shoqërisë Civile jo vetëm si hakmarrje ndaj humbjes së një biznesi milionash euro nga Mafia e Plehrave, por edhe si spastrim paraprak për planet e ardhshme, mbase jo vetëm të biznesit të plehrave", deklaron Goxhaj. KRSH deklaron se është krenare që gjatë aksionit qytetar kundër plehrave ka qenë ndër iniciatorët e parë dhe nga forcat më aktive të shoqërisë civile dhe është e gatshme të përballohet me çdo sulm dhe fushatë që synon shkatërrimin e organizatës.
Të dhënat financiare, që ne vetë i kemi publikuar, po copëtohen, fragmentarizohen, keqpërdoren, duke shkelur çdo parim të etikës gazetareske. Ndërkohë bordi ndërkombëtar i Politikave Rinore dje mori këto vendime: shkarkoi Gerti Shellën formalisht, pasi ishte pezulluar nga Bordi Ekzekutiv që më 4 shkurt dhe u përcaktua precedenti përkatës si një rast i pastër përdorimi nga ata që nuk duan një shoqëri civile aktive dhe grupe presioni qytetar. Në vend të tij u emërua Suela Popa, ish-nënkryetare.