Pagat e mësuesëve, përgjigje deri në mars
22/02/2005 Sindikata e Pavarur: Nëse s'ka zgjidhje, do të rinisim grevën
"Deri nga fillimi i muajit mars do të presim rinisjen e dialogut dhe përgjigje nga Ministria e Arsimit për zgjidhjen e kërkesave tona. Nëse përgjigjja është negative, ne do të rinisim grevën, pasi atë nuk e kemi mbyllur, por e kemi ndërprerë përkohësisht", theksoi dje Dëfrim Spahia, nënkryetari i Sindikatës së Pavarur. Kjo sindikatë kërkon rritjen e pagave deri 30 për qind. Sipas sindikalistëve, kjo ka qenë një derivat i mosrealizimit të kërkesave të vitit 2004-05, kërkesa për një rritje rroge prej 15-30%, nuk është një kërkesë taksative, por është një kërkesë shumë e domosdoshme dhe ka lindur nevoja për diskutime. Ndërkohë, Ministria e Arsimit shprehet zyrtarisht se ka qenë dhe mbetet e hapur për dialog me të gjithë përfaqësuesit sindikalë, në zbatim të kontratave të nënshkruara mes palëve dhe që janë ende në fuqi. Ajo shpreh gatishmërinë që në kuadër të studimit të iniciuar nga qeveria, nëpërmjet Departamentit të Administratës Publike për kategorizimin e pagave të nëpunësve shtetërorë, të gjejnë vendin e merituar edhe mësuesit dhe të gjthë ata që kontribuojnë në arsimin shqiptar. Ky studim është në fazën përfundimtare, ndaj ende nuk disponohet nga MASH, po ashtu si edhe nga ministritë e tjera. Kërkesa tjetër e sindikatës së pavarur për të marrë në konsideratë qëndrimin e tyre për çdo rast të emërimit apo lëvizjes së mësuesëve, kjo kërkesë nuk është pjesë e asnjë kontrate të nënshkruar deri tani, deklaron Minsitria e Arsimit. Emërimi dhe përzgjedhja bëhet nëpërmjet konkurrimit të hapur, mbi bazën e rezultateve të shfaqura. Në bisedimet me sindikatat është bërë e ditur edhe një rritje prej mbi 8 për qind e pagës së tyre që qeveria planifikon ta realizojë në muajin qershor. Greva e mësuesëve u ndërpre në sajë të pranisë së forcave të policisë në
çdo tubim të tyre dhe mospagim të ditëve të punës gjatë grevës, deri me kërcënime për pushim nga puna.