Bush përshëndet shtimin e forcave shqiptare
08/04/2005 Kryeministri Fatos Nano ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, ku shprehej vlerësimi i qeverisë amerikane ndaj asaj shqiptare. "Zgjedhjet e kësaj vere do të shërbejnë si një moment i rëndësishëm i progresit në këtë proces dhe ne jemi te bindur se të gjithë shqiptarët do të punojnë së bashku për të siguruar që këto zgjedhje të jenë sipas standardeve të duhura", shkruan Bush. Gjithashtu, në këtë letër, Bush ka garantuar mbështjen e fuqishme të aspiratës së Shqipërisë për një integrim të plotë në komunitetin Euroatlantik. "Vlerësoj vendimin e fundit të Qeverisë së Shqipërisë për rritjen numrit të forcave të saj ushtarake në Irak. Unë shpreh falënderimet e mia personale dhe ato të Shteteve të Bashkuara për këtë hap të rëndësishëm. Ky është një tjetër tregues i angazhimit të vazhdueshëm dhe të thellë të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit në mbarë botën dhe sigurimit të paqes, stabilitetit dhe demokracisë në Irak", thuhet në letër