Testamenti i Papa Gjon Palit II

09/04/2005 Mision mes mijëvjeçarësh
Si mund të mos përqafoj me kujtesë mirënjohëse të gjithë peshkopët e botës, të cilët i kam takuar në vizita periodike! Si mund të mos kujtoj ata shumë vëllezër kristianë jokatolikë! Dhe Rabinin e Romës dhe ata shumë përfaqësues të feve jokristiane! Dhe ata shumë përfaqësues të botës së kulturës, shkencës, politikës dhe mjeteve të komunikimit shoqëror!
Vijon nga numri i kaluar
1. Kur Konklava e Kardinalëve zgjodhi Gjon Palin II më 16 tetor 1978, kryepeshkopi i Polonisë, Kardinali Stefan Vizsinski, më tha: “Detuyra e Papës së ri do të jetë të fusë Kishën në Mijëvjeçarin e Tretë”. Nuk e di nëse po e përsëris me saktësi këtë fjali, por të paktën ky është kuptimi që dëgjova atëherë. Kjo u tha nga njeriu që hyri në histori si Kryepeshkopi i Mijëvjeçarit. Një Kryepeshkop i Madh. Unë kam qenë dëshmitar i misionit të tij, i besimit të tij total. I betejave të tij. I fitores së tij. “Fitorja, kur të vijë do të jetë një fitore përmes Marisë” – Kryepeshkopi i Mijëvjeçarit i përsëriste vazhdimisht këto fjalë të paraardhësit të tij, Kardinalit August Hlond.
Në një farë mënyre, unë isha i përgatitur për detyrën që m’u prezantua më 16 tetor 1978. Teksa shkruaj këto fjalë, Viti Jubilar 2000 është një realitet. Natën e 24 dhjetorit 1999, Dera simbolike e Jugileut të Madh në Bazilikën e Shën Pjetrit u hap, më pas ajo e Shën Gjon Lateranit, më pas ajo e Shën Mërisë së Madhe – për Vit të Ri dhe në 19 Janar, u hap Dera e Bazilikës së Shën Palit Jashtë Mureve. Kjo ngjarje e fundit ka lënë shumë mbresa në kujtesën time.
2. Teksa Viti Jubilar vijoi, ditë pas dite pas nesh mbyllet shekulli 20 dhe hapet shekulli 21. Sipas planeve të Providencës Hyjnore, unë u lejova të jetoj në shekullin e vështirë që po tërhiqet në të kaluarën dhe tani, në vitin kur jeta ime afrohet te 80 vitet, është koha të pyes veten nëse ka ardhur koha për të përsëritur fjalinë biblike “nunc dimittis” (latinisht për “Tani Zot, mund ta lësh shërbëtorin tënd të shkojë”).
Më 13 maj 1981, ditën e atentatit ndaj Papës, gjatë audiencës në Shën Pjetër, Providenca Hyjnore më shpëtoi mrekullisht nga vdekja. Ai që eshtë Zoti i Jetës dhe Vdekjes më zgjati jetën, në një farë mënyre Ai ma dha sërish. Nga ai moment, ajo i përkiti edhe më shumë Atij. Shpresoj që Ai të më ndihmojë të kuptoj se deri në çfarë pike duhet të vazhdoj këtë shërbim, për të cilin u thirra më 16 tetor 1978. Unë i kërkoj Atij të më thërrasë kur Ai të dëshirojë. “Në jetë dhe në vdekje ne i përkasim Zotit... ne jemi të Zotit”. Unë shpresoj gjithashtu që, për aq kohë sa duhet të kryej shërbimin në Kishë, Mëshira e Zotit do të më japë forcën e nevojshme për këtë shërbim.
3. Siç bëj çdo vit gjatë ushtrimeve spirituale, unë lexoj testamentin tim të 6.3.1979. Vazhdoj të ruaj kushtet që përmbahen në atë tekst. Ajo që është shtuar atëherë dhe gjatë ushtrimeve të mëvonshme spirituale përbën një pasqyrim të situatës së përgjithshme të tendosur dhe të vështirë që shenjoi vitet ‘80. Nga vjeshta e 1989, kjo situatë ka ndryshuar. Dekada e fundit e shekullit ishte e çliruar nga tensionete mëparshme; kjo nuk do të thotë që ajo nuk solli probleme dhe vështirësi të reja. Në një mënyrë të veçantë, u lavdëroftë Providenca Hyjnore, që periudha e të ashtuquajturës “Luftë e Ftohtë” përfundoi pa një konflikt të dhunshëm bërthamor, rreziku i së cilës qëndroi mbi kokën e botës për periudhën e mëparshme.
4. Duke qenë në prag të Mijëvjeçarit të tretë, “brenda Kishës” dëshiroj edhe jë herë t’i shpreh mirënjohjen Shpirtit të Shenjtë për dhuratën e madhe të Këshillit II të Vatikanit, të cilit së bashku me të gjithë Kishën – dhe mbi të gjitha, me të gjithë Peshkopatën – unë i ndihem borxhli. Unë jam i bindur se për një kohë të gjatë, brezat e rinj do të përfitojnë nga ajo që na dha ky Këshill i shekullit 20. Si peshkop që mori pjesë në këtë ngjarje nga dita e parë në ditën e fundit, dëshiroj t’ia besoj këtë trashëgim të gjithë atyre që janë thirrur dhe do të thirren në të ardhmen për ta përmbushur. Unë vetë, falënderoj Pastorin tim, I Cili më lejoi t’i shërbej kësaj kauze të madhe gjatë të gjithë viteve të Papatit tim.
“Brenda Kishës”... nga vitet e para të shërbimit tim si Peshkop – sidomos falë Këshillit – unë isha në gjendje të përjetoj lidhjen vëllazërore të Peshkopatit. Si prift i Dioqezës së Krakovës, unë përjetova lidhjen vëllazërore mes priftërinjve – dhe Këshilli i dha një dimension të ri këtij përjetimi.
5. Sa njerëz duhet të rendis! Ndoshta Zoti ka thirrur pranë Tij pjesën më të madhe të tyre – sa për ata që janë ende në këtë anë, le t’i kujtojnë fjalët e këtij Testamenti, gjithkënd dhe kudo, kudoqofshin.
Gjatë më shumë se 20 viteve që po kryej shërbimin Brenda Kishës kam përjetuar mirësinë dhe për më tepër bashkëpunimin e kaq shumë kardinalëve, kryepeshkopëve dhe peshkopëve, kaq shumë priftërinjve, kaq shumë njerëzve të dedikuar – vëllezër dhe motra – dhe, së fundi kaq shumë personave në dioqezën e Romës, por edhe jashtë.

6. Teksa afrohet fundi i jetës sime, unë me kujtesën time rikthehem te fillimi, te prindërit e mi, te vëllai im, te motra (nuk e njoha kurrë, sepse vdiq përpara se të lindja unë), te paria në Vadovicë, ku u pagëzova, tek ai qytet që e dashuroj, te shokët në shkollë fillore, të mesme dhe universitet, deri në kohën e pushtimit, kur isha punëtor, dhe më pas në Niegovicë, Shën Florian në Krakovë, në ministrinë pastorale të akademikëve, në Krakovë, në Romë... në njerëzit që në një mënyrë të veçantë më ishin besuar mua nga Perëndia.
Të gjithëve dua t’u them vetëm një gjë: “Zoti Ju shpërbleftë.”
"In manus tuas, Domine, commendo spiritum meum." (Latinisht për "Në duart e tua, Zot, po e lë shpirtin tim”)
A.D. 17.III.2000