Instat, nafta rriti çmimet e biletave

09/04/2005 Shqiptarët kanë shpenzuar më pak për të ngrënë në mars
Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostos së transportit dhe të gjitha biletat rezultojnë me rritje çmimi. INSTAT ka konstatuar nga sondazhet e saj se, sektori i “Transportit” ka shënuar një rritje prej 0.8 për qind, duke u reflektuar në të gjitha çmimet e biletave për udhëtarët. Kështu, rritja e çmimit të karburantit me 2.6 për qind ka rritur çmimin e biletave të furgonit me 3.7 për qind si dhe çmimin e biletave të avionit. Ndërkaq, marsi i këtij viti ka qenë më i lirë se marsi i një viti më parë dhe, sipas llogarive të INSTAT, shqiptarët kanë shpenzuar më pak për të blerë ushqime dhe perime. Shporta e përditshme ka patur ulje globale të çmimeve dhe duket se asortimentet që zënë pjesën më të madhe të kapitalit të shpenzimeve, kanë qenë të gjitha me ulje. “Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin mars 2005 arriti në 108.7 për qind, kundrejt muajit dhjetor 2001, dhe në muajin mars indeksi shënoi një ulje prej 0.01 për qind, kundrejt muajit të kaluar”, ka bërë të ditur INSTAT në buletinin e saj. Sipas INSTAT, një vit më më parë, ky ndryshim ishte 4 për qind, çka do të thotë se konsumatorët kanë harxhuar më tepër për ushqimin e përditshëm. Kështu, mbështetur në informacionin e INSTAT, konsumatorët kanë kursyer para për të blerë produktet brenda grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike”, të cilat kanë shënuar një ulje prej 0.2 për qind. Brenda këtij grupi, uljen më të madhe e shënoi nëngrupi “zarzavate përfshi patatet” prej 5.6 për qind. Kështu të gjitha perimet rezultojnë me ulje, por duket se ato që kanë patur një ulje të ndjeshme janë lule lakra me 37.9 për qind, spinaqi me 26.9 për qind, domatet me 11.6 për qind, kastraveci me 6.2 për qind, preshi me 2.9 për qind, qepët e njoma me 2.2 për qind etj. “Ulje çmimesh pati edhe në disa nëngrupe të tjera, si në nëngrupin “vajra dhe yndyrna” prej 0.3 për qind, “qumësht, djath e vezë” prej 0.1 për qind, nëngrupi “ushqime” prej 0.2 për qind”, bëhet e ditur në buletinin mujor. Por duket se tregtarët nuk kanë qenë kaq të arsyeshëm kur kanë shitur frutat, të cilat ndryshe nga perimet kanë shënuar një rritje çmimi. Grupi “fruta” shënoi një rritje çmimesh prej 7.7 për qind dhe peshën kryesore në këtë rritje e zë rritja e çmimit të bananeve, prej 1.2 për qind, kivit prej 1.2 për qind, mollëve prej 1 për qind, si dhe uljen e çmimit të limonëve prej 2.7 për qind, manderinave prej 1.8 për qind, portokalleve prej 1 për qind etj. Përsa i takon veshjeve, tregu ka reflektuar një ulje çmimesh dhe duket se çmimet promocionale të fundsezonit kanë ndikuar pozitivisht dhe në Indeksin e Çmimeve të Konsumit. Kështu grupi “veshje dhe këpucë” shënoi një ulje prej 0.3 për qind. Brenda këtij grupi, uljen më të madhe e shënoi nëngrupi “këpucë” prej 0.7 për qind. Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të çizmeve për gra prej 3.4 për qind, këpucëve për burra prej 1.2 për qind, këpucëve për gra prej 0.6 për qind, atleteve për fëmijë prej 0.6 për qind etj.