E Diel, 1 Nëntor 2026

Të gjithë në “Shën Pjetër” për Vojtilën

09/04/2005  Nga Bushi te Shiraku, nga Bleri te Kofi Anan i bëjnë homazhe Papës

Nuk ka munguar as ndonjë “mrekulli diplomatike”: Presidenti izaelit, Moshe Katzav, i shtrëngoi dorën kolegut sirian, Bashar Asad. Një shtrëngim historik, ndodhte për herë të parë, me rastin e funeralit të Gjon Palit II. Sipas radios së shtetit të Izraelit, në fakt Asad kishte shkuar për t’i shtrënguar për herë të dytë dorën presidentit të shtetit, me të cilin Siria është zyrtarisht në luftë.

Më shumë se 200 mbretër, krerë shtetesh dhe qeverish u mblodhën në Sheshin Shën Pjetër për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës. Armiq për kokë u gjendën pranë njëri-tjetrit, të ulur vetëm pak metra larg. Dhe nuk ka munguar as ndonjë “mrekulli diplomnatike”: Presidenti izaelit, Moshe Katzav i shtrëngoi dorën kolegut sirian, Bashar Asad. Një shtrëngim historik, ndodhte për herë të parë, me rastin e funeralit të Gjon Palit II. Sipas radios së shtetit të Izraelit, në fakt Asad kishte shkuar për t’i shtrënguar për herë të dytë dorën Presidentit të shtetit, me të cilin Siria është zyrtarisht në luftë. Por, ka patur edhe një tjetër “mrekulli diplomatike” të regjistruar dje në Vatikan: një bisedë mes vetë Katzavit dhe Presidentit iranian, Khatami, në persisht. Kjo, pavarësisht se shteti i ajatollahëve nuk e njeh shtetin e Izraelit.

Delegacionet e huaja dhe përfaqësuesit e Kishës kanë zënë vend në Sheshin e Shën Pjetrit për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Në të djathtë të sheshit, përballë Bazilikës, janë ulur përfaqësuesit e mbretërive. Pas tyre, krerët e shteteve dhe qeverive, më pas ministrat e Jashtëm e pas tyre ambasadorët. Në të majtë janë ulur peshkopët, abatët e Romës etj.

Përpara të gjithëve ka qenë familja papnore. Sa i përket krerëve të shteteve, ata janë ulur në radhë sipas “mirësjelljes diplomatike”, që do të thotë, në varësi të vjetërsisë së marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin. Kështu që, delegacioni i SHBA, me në krye Bushin, nuk ka qenë në radhë të parë, pasi marrëdhëniet diplomatike mes Vatikanit dhe Uashingtonit janë lidhur vonë.

Mbërritja

Përfaqësuesit e kurorave dhe qeverive kanë mbërritur jo sipas një renditjeje në Shën Pjetër. Mes të tjerëve kanë qenë të pranishëm Princi Karl i Anglisë, Mbreti i Spanjës, Huan Karlos, me mbretëreshën Sofia, Presidenti francez, Zhak Shirak, mbreti Abdullah i Jordanisë, Kryeministri britanik, Toni Bler, me të shoqen, Cherie, Presidenti iranian, Mohamad Khatami, Presidenti sirian, Bashar al Asad, Kryeministri palestinez, Abu Ala, afgan Hamid Karzai. I fundit ka mbërritur Presidenti i SHBA, George Bush, pak përpara tij Presidenti i Italisë, Ciampi, së bashku me të shoqen, Franca. Mes personaliteteve të tjera italiane ka qenë Kryeministri Berluskoni, zëvendëskryeministri Fini etj.

Ka qenë e dukshme, gjatë të gjithë kohës, prekja e të mëdhenjve të globit, të inkuadruar më shumë se një herë nga telekamerat gjatë funeralit. Kanë qenë të shumtë planet e parë me mbretin e Spanjës, Huan Karlos me sy të përlotur, por edhe Presidenti italian dhe e shoqja janë ndier shumë të prekur teksa kardinali Ratzinger lexonte fjalimin predikues përpara arkivolit të Papës. Gjithashtu edhe kryeministri Berluskoni është parë më shumë se një herë tek fshinte lotët. Kamerat janë fiksuar mëse një herë edhe te Presidenti i SHBA, Bush, i cili kishte fiksuar vështrimin mbi arkivolin e drunjtë, pa lëvizur as edhe një muskul.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›