E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: PD të lexojë Kodin

08/04/2005  Partia Socialiste ka kundërshtuar amendamentet e Partisë Demokratike për Kodin Zgjedhor. Sekretari i Përgjitëhshm i kësaj partie, Gramoz Ruçi, duke komentuar propozimin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, tha se "nuk mund të bëhet asnjë ndryshim në Kod gjashtë muaj përpara zgjedhjeve, dhe nuk shikoj asnjë elementë që e bën të domosdoshme ndryshimin dhe përmirësimin në kod. Morali dhe demokracia e një përzgjedhjeje varet se sa zbatohen standardet ndërkombëtare dhe sa zbatohet Kodi Elektoral. Kështuqë, nuk ka asnjë shans për ndryshime, për përmirësime apo përkeqësime të Kodit Elektoral në këtë moment". Ruçi i është drejtur PD-së dhe kreut të saj që në fillim të njohë Kodin dhe më pas të zbatojnë atë. "PD-ja duhet të filloj të lexojë Kodin që kemi, sepse ka kaluar çdo afat për të ngritur strukturën kryesore të KZZ-ve dhe PD-ja është e vetmja parti që nuk i është përgjigjur zbatimit të Kodit dhe kërkesës së hershme të KQZ-së", tha Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›