Bushati: Do bëjmë realitet ëndrrën evropiane të shqiptarëve
Kandidati i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, i renditur i shtati në listën e Tiranës flet për përfshirjen e tij në politikë.
Zoti Bushati pse vendosët të garoni në zgjedhjet e 28 qershorit nën siglën e PS?
Vendosa të pranoj ftesën e PS dhe lidershipit të ri të kësaj force politike për t‘u bërë pjesë e programit dhe ekipit të ndryshimit, pasi gjykoj se shqiptarët kanë nevojë për një politikë dhe qeverisje të re, në mënyrë që t‘u japim fund fenomeneve negative të tranzicionit sfilitës, e njëkohësisht të transformojmë e modernizojmë rrënjësisht Shqipërinë, përmes një programi ambicioz qeverisës që do të zbatohet së bashku me qytetarët në shërbim të qytetarëve.
Cilat mendoni se janë avantazhet kryesore me të cilat partia juaj shkon drejt zgjedhjeve?
Në zgjedhjet e vitit 2005, shqiptarët me votën e tyre nënshkruan një kontratë politike duke e nxjerrë PS-në në opozitë. Gjatë këtyre viteve, ju keni pasur mundësinë të shihni se PS-ja i është nënshtruar një procesi reformimi e përtëritje nga pikëpamja programore, organizative dhe e burimeve njerëzore. Për herë të parë keni pasur mundësi të shihni një opozitë ndryshe që nxit procesin e integrimit në NATO e BE, që jep konsensusin për reformat kryesore të vendit. Pra, një opozitë shumë e ndryshme nga ajo e "molotovit" dhe dhunimit të institucioneve që në raportet e ndërkombëtarëve cilësohej si "obstruksioniste". Jo më kot e fillova nga sjellja opozitare, pasi përbën një premisë për një sjellje të përgjegjshme e profesionale edhe në drejtim të punëve të vendit pas 28 qershorit. Krahas të të bërit opozitë ndryshe, PS sot ka një program të ri, lidership të ri, ekip që kombinon në mënyrë ideale eksperiencën me prurjet e reja. PS ka një ofertë të re politike të hartuar si pasojë e një procesi konsultimi me qytetarët dhe grupet e interesit në bashkëveprim me personalitete të jetës publike dhe asistencën e ekspertizës ndërkombëtare. Në një situatë kontrastuese, kundërshtarët tanë politikë vijnë para shqiptarëve me të njëjtin lidership që prej themelimit të PD, me koalicionin e Gërdecit, Xhuvelit, aferave koncesionare dhe monopoleve të reja, shkatërrimit të administratës publike në këmbim të favoreve seksuale, me ikonat e gropës së zezë të korrupsionit Rrëshen-Kalimash, të cilët duke iu shmangur drejtësisë kanë instaluar sistemin e pandëshkueshmërisë në këtë vend. Janë këto disa prej arsyeve përse kundërshtarët tanë politikë shfaqen ekraneve televizive më arrogantë se asnjë herë tjetër duke dëshmuar një mungesë të theksuar etike qytetare e argumentesh.
Qeveria ka premtuar liberalizimin e vizave dhe ka aplikuar tanimë për statusin e vendit kandidat në BE. Çfarë do bëjë PS në këtë drejtim nëse merr pushtetin?
Në 2005, qeveria e Sali Berishës u premtoi shqiptarëve se do të udhëtonin pa viza në hapësirën Shengen që në vitin 2006, por Raporti i 18 Majit 2009 i Komisionit Evropian na bën të qartë si drita e diellit se qeveria e tij ka dështuar në përmbushjen e standardeve. Megjithatë, njerëzit e oborrit Berisha nuk ngurrojnë të vazhdojnë me premtime butaforike. Në të kundërt, ne do të bëjmë realitet ëndrrën evropiane të shqiptarëve për të lëvizur pa viza në hapësirën Shengen, duke përmbushur me rigorozitet brenda vitit 2010, 42 standardet e trupëzuara në Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave që kanë të bëjnë me: Sigurinë e dokumenteve; Migracionin ilegal, Menaxhimin e Integruar të Kufijve dhe Politikat e Ripranimit; Rendin Publik dhe Sigurinë përmes luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale dhe shtrëngimit të ligjit. Lëvizja e lirë brenda hapësirës Shengen do t‘u krijojë mundësi të jashtëzakonshme studentëve dhe kërkuesve shqiptarë për të përfituar nga programet e shkëmbimit me universitetet evropiane, do t‘u krijojë mundësi sipërmarrësve shqiptarë të eksplorojnë tregun rajonal dhe atë evropian, duke konkurruar denjësisht me shërbimet e tyre. Në kundërshtim me thirrjet nxitëse të opozitës dhe shoqërisë civile për të aplikuar për anëtarësim në BE, bazuar në një program të qartë reformash, qeveria "Berisha" iu përgjigj me një aplikim të tipit elektoral që për fat të keq nuk i thotë gjë qytetarit shqiptar. Paralelisht me marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE dhe përgatitjen për fillimin e negociatave për anëtarësim, qeveria e pas 28 qershorit do të përshpejtojë reformat që synojnë menaxhimin në mënyrë të decentralizuar të fondeve të para aderimit që kanë të bëjnë me zhvillimin rajonal, rural dhe zhvillimin e burimeve njerëzore. Fondet e para aderimit do t‘i mundësojnë fermerit apo bizneseve të agropërpunimit mbështetje financiare direkte, duke stimuluar forcimin e tregjeve dhe grupimin e prodhuesve për prodhimin me standarde, cilësi e sasi. A.Thomollari
CV
Ditmir Bushati
Është diplomuar në fushën e Drejtësisë me Medalje të Artë. Mban gradën Master në të Drejtën Ndërkombëtare Publike
Ka punuar në Zyrën e Prokurores së Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, zyrën e Presidentit të Republikës, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Integrimit Evropian, institutin "Agenda"
Është themelues i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri. Anëtar i asociuar i Këshillit Evropian për Politikë të Jashtme. Anëtar i Shoqatës Evropiane për të Drejtën Ndërkombëtare
Ka punuar si konsulent për Bashkimin Evropian, Bankën Botërore, Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit, "Freedom House", Institutin për një Shoqëri të Hapur, ACE Europe