E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Më 28 qershor fiton koalicioni i majtë

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, zhvilloi dje takimet e tij elektorale në qytetin e Vlorës. Kryetari i PBDNJ-së, gjatë fjalës së tij theksoi, se "fitorja e 28 qershorit në PBDNJ, dhe koalicioni ku bën pjesë është e garantuar, por kjo nuk përbën qëllim në vetvete. Fitorja jonë do të jetë nëse forcat tona politike do dinë ta shndërrojnë në një fitore për Shqipërinë". Kreu i PBDNJ-së ka kërkuar nga vlonjatët që të japim vota pro koalicionit të majtë për të siguruar kushte jetese më të mira për fëmijët e tyre. "Vota majtas", bëri thirrje Dule, me qëllim integrimin e vendit dhe konsolidimin e institucioneve, të cilat duhet të ndahen nga nepotizmi. Më tej, kreu i PBDNJ-së ka paraqitur programin elektoral të kësaj partie, i cili, sipas tij, është bazuar në hallet dhe shqetësimet që shqiptarët hasin çdo ditë. "Shqetësime të cilat do të marrin një zgjidhje konkrete vetëm kur koalicioni i majtë të marrë drejtimin e vendit", nënvizoi Dule. Vlora është njëri prej qarqeve ku PBDNJ-ja e Dules ka ambicie për të marrë votat e nevojshme që mund të konvertohen në mandat deputeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›