E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahia: Legalistët kryejnë takime në Kavajë

Partia Lëvizja e Legalitetit ka vijuar takimet elektorale në qytetin e Kavajës. Në fjalën e tij, kryetari i PLL, Ekrem Spahiu, theksoi shpirtin nacionalist dhe demokrat të qytetarëve të Kavajës që është dëshmuar edhe me votën e tyre qysh nga zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991 dhe në vazhdimësi. Spahiu shprehu kënaqësinë e tij dhe të PLL për fitoren e thellë të nacionalistëve, konservatorëve dhe demokratëve në zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe shtoi se kësaj fitoreje të së djathtës evropiane do t‘i bashkëngjitet edhe fitorja e koalicionit tonë "Aleanca e Ndryshimit", duke e shndërruar këtë verë në stinë të fitores.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›