Kartat, pesë ditë afat personave pa pasaportë
Kanë mbetur vetëm 5 ditë kohë që personat pa pasaportë të aplikojnë për kartën e identitetit. Numri i aplikuesve deri tani ka kaluar 1.3 milionë shtetas dhe i kartave të prodhuara është duke shkuar rreth 1.2 milionë. Janë rreth 30 mijë persona që kanë aplikuar dy ditët e fundit për letërnjoftimet elektronike. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, deri gjatë fundjavës, numri i personave që aplikuan për letërnjoftimin elektronik ishte
1.274.244 shtetas dhe numri i letërnjoftimeve të prodhuara ishte 1.242.408. Më 15 qershor skadon edhe afati i vendosur në dispozicion nga Ministria e Brendshme për personat që nuk kanë pasaportë. Të gjithë ata persona që aplikojnë për letërnjoftime dhe nuk kanë pasaportë do ta blejnë kuponin për kartën e identitetit kundrejt vlerës 200 lekë. Do të lejohet të aplikojnë pranë zyrave të aplikimit në të gjithë vendin vetëm ata qytetarë të cilët nuk kanë pasaportë. Çdo qytetar i këtij vendi që mund të paraqitet për të aplikuar deri në datën 15 qershor do të ketë në dorë letërnjoftimin elektronik për të pasur të gjitha mundësitë për të ushtruar të drejtën e votës ditën e zgjedhjeve. Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, bëri të ditur dje se kanë aplikuar për letërnjoftimet elektronike 1.306.842 qytetarë. Zëvendësministri i Brendshëm, paraqiti në një konferencë shtypi ecurinë e procesit të pajisjes së shtetasve me letërnjoftim elektronik. Bazuar në informacionin e marrë deri më datë 09 qershor 2009 informacioni mbi procesin e aplikimit për letërnjoftime elektronike është se deri tani numri total i aplikuesve është mbi 1.3 milionë shtetas. Numri i aplikuesve ditën e hënë ka shkuar në 15.481 persona. Janë 1.187.378 letërnjoftime të prodhuara deri tani teksa numri total i letërnjoftimeve të shpërndara pranë zyrave të gjendjeve civile është 1.160.844. Akoma i vogël është numri i atyre personave që kanë tërhequr letërnjoftimet. Deri tani kanë aplikuar 1.3 milionë shtetas shqiptarë dhe nga këta vetëm 850 mijë prej tyre kanë në dorë kartën e identitetit. Numri total i letërnjoftimeve të tërhequra më 09.06.2009 është 23.086.