Mima: Programi i socialistëve nuk ka faturë financiare
Kandidati i 8-të në listën e PD-së për Qarkun e Tiranës, Florjon Mima, tregon sesi do të shërbejë 4 vitet e ardhshme si deputet në Parlament. Mima sqaron se fokusi i punës së tij do të jenë aktet që rregullojnë financat publike në Shqipëri. "Unë po garoj për një vend në Parlament dhe puna e një parlamentari ka të bëjë kryesisht me miratimin e ligjeve dhe akteve të tjera ligjore, të cilat kanë nevojë të sillen gjithnjë e më shumë në përputhje me kuadrin ligjor evropian", thotë ai. Në mënyrë të detajuar, zv/ministri aktual i Financave tregon pesë dizavantazhet e kampit rozë përballë PD-së në zgjedhjet e 28 qershorit. "Mendoj se si kundërshtar politik i opozitës së sotme më takon të jem kritik ndaj platformës, programit dhe ekipit të tyre", thotë Mima. I pyetur për rivalët e tij në kampin kundërshtar, ai vlerëson se kreu i opozitës duhet të ishte patjetër në listën e kandidatëve për deputetë në kryeqytet. "Ai u tregua ikanak kështu që nuk mund të flas për mbetjet kur ka ikur kreu", theksoi Mima. Ai e konsideroi si një nder të madh kandidimin në zgjedhje për siglën e Partisë Demokratike.
Zoti Mima, pse vendosët të garoni në zgjedhjet e 28 qershorit nën siglën e Partisë Demokratike?
Partia Demokratike më ka bërë një nder të madh që më përzgjodhi t‘i bashkangjitem listës fituese të saj dhe këtë nder do mundohem t‘ia shpërblej me mund e djersë, me përkushtim e integritet në 4 vitet e mandatit të ardhshëm të saj. Unë besoj te kjo forcë, besoj te programi i saj, besoj te lideri i saj dhe tek ekipi që do të udhëheqë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme. Unë kam një përvojë jo të vogël administrative dhe e shoh një ide të gjetur konkurrimin për një post në legjislativ ku mund të kontribuoj për miratimin e ligjeve sipas përvojës më të mirë botërore. Lidhja me këtë forcë politike është e natyrshme dhe ajo vjen edhe si plotësim i dëshirave e ëndrrave të të parëve të mi, të cilët jam i bindur që po të ishin gjallë do të më kishin inkurajuar në këtë sfidë të re të jetës sime.
Jeni pozicionuar i 8-ti në listën e Tiranës përpara emrave të hershëm të PD-së. Cili është gjykimi juaj për këtë?
Thashë që është nder i madh, madje pa frikë mund të them se është një nder që të obligon për më shumë punë e mund për ta shpërblyer atë. Unë jam i ndërgjegjshëm për kontributin tim fare modest krahasuar me atë të figurave eminente të PD, të cilët i kanë kushtuar jetën asaj dhe e kanë mbajtur atë gjallë edhe në ditët mjaft të vështira të opozitës. Unë i vlerësoj shumë kontributet titanike të tyre për instalimin e demokracisë në Shqipëri dhe do të jem tërë jetën mirënjohës për veprën e tyre. Punës e përkushtimit të tyre do t‘i shtoj punën dhe kontributin tim modest dhe kështu do të ndodhë edhe kur unë vetë të bëj pjesë te brezi i vjetër: të tjerë të rinj do t‘i bashkohen kësaj force që në vlerësimin tim përbën gjeneratorin e suksesit të Shqipërisë demokratike. Alternimi i brezave dhe vlerave përbën një aset të kësaj partie, një aset që duhet konservuar me fanatizëm.
Çfarë mund t‘i ofroni ju qeverisjes së nesërme dhe performancës së partisë suaj?
Unë po garoj për një vend në Parlament dhe puna e një parlamentari ka të bëjë kryesisht me miratimin e ligjeve dhe akteve të tjera ligjore, të cilat kanë nevojë të sillen gjithnjë e më shumë në përputhje me kuadrin ligjor evropian. Ndër të tjera, kjo do të kërkohet edhe për aktet që rregullojnë financat publike në Shqipëri dhe besoj ky do të jetë edhe fokusi i punës sime në 4 vitet e ardhshme.
Në këndvështrimin tuaj, cilat janë pesë dizavantazhet e kampit kundërshtar në këto zgjedhje?
Mendoj se si kundërshtar politik i opozitës së sotme më takon të jem kritik ndaj platformës, programit dhe ekipit të tyre. Dizavantazhet kryesore në opinionin tim janë: 1. Ikja e kreut të PS nga gara; 2. Një program i pathelluar dhe i pambështetur me faturat financiare respektive; 3. Një ekip që vjen nga pothuaj asgjëja dhe që injoron thellësisht kontributet e socialistëve të ndershëm në vite; 4. Një mllef dhe nihilizëm i pashpjegueshëm ndaj çdo pune të mirë me interes kombëtar që mazhoranca e sotme ka krijuar me mund e sakrifica; 5. Një situatë kaotike e krijuar në PS pas uzurpimit të kupolës së kësaj partie nga kupola e Bashkisë së Tiranës.
Përtej pozicionimeve të fushatës, nëse do t‘u duhej të vlerësonit njërin prej kandidatëve kundërshtarë në qarkun tuaj, cili do të ishte ai?
Lista e PS? Do të kisha pasur dëshirë që lista të udhëhiqej nga Edi Rama dhe vlerësimin për të ta bënin direkt zgjedhësit. Ai u tregua ikanak kështu që nuk mund të flas për mbetjet kur ka ikur kreu. E.Ajazi
CV
Flojron Mima
Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik: 1987
Ka qenë ekonomist në Ndërmarrjen Shtetërore të Prodhimeve Artistike (1987-1991). Shef i divizionit të depozitave në Bankën e Kursimeve (1991-1993)
Zv/drejtor i Bankës së Kursimeve (1994-1995). Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve e Taksave (1995-1998). Këshilltar në administratën tatimore (1998-1999)
Këshilltar i pavarur me Bearing Point/KPMG/Barents-USAID, projekti rimëkëmbja e Kosovës (1999-2004). Nga viti 2005 zv.ministër i Financave në qeverinë "Berisha"