Fushata, sa mund të shpenzojnë partitë
Subjektet politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit nuk mund të shpenzojnë në fushatë më shumë sesa 1.65 milionë dollarë. Kodi Zgjedhor tregohet i qartë për sa u përket një prej çështjeve me të debatueshme të fushatave zgjedhore, atë të shpenzimeve të partive politike gjatë aktiviteteve elektorale. Të prirur për aktivitete luksoze, ku spikasin mjaft elementet e spektaklit, fushatat zgjedhore në Shqipëri arrijnë në shpenzime të paparashikueshme. Ndaj ligjvënësi ka vendosur një tavan të shpenzimeve të partive dhe gjithë kandidatëve të saj. Neni 90 i Kodit Zgjedhor, pika 3, parashikon se shpenzimi total që mund të kryejë një parti politike, përfshirë edhe kandidatët e tyre, për një fushatë zgjedhore nuk duhet të kalojë 10-fishin e shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike,
sipas nenit 87 të këtij Kodi. Çdo shpenzim i kryer për fushatën zgjedhore dokumentohet dhe kryhet duke respektuar legjislacionin tatimor në fuqi. Partia Demokratike është subjekti zgjedhor që ka marrë shumën më të madhe të fondit të akorduar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për sfidën e fundit elektorale. PD, falë numrit të mandateve nga zgjedhjet e korrikut të 2005, arriti të marrë 16.573.342 lekë, ose rreth 160 milionë lekë të vjetra. Në këtë rast, shpenzimet e subjekteve politike për fushatën nuk mund të kalojnë dhjetëfishin e kësaj shume ose rreth 1.6 miliardë lekë të vjetra. Veç fondeve që marrin nga shteti, në bazë të rezultateve që kanë arritur nga zgjedhjet pararendëse, partitë politike mund të marrin, për qëllime të fushatës së tyre zgjedhore, fonde vetëm nga persona fizikë ose juridikë vendas. Kodi parashikon që shuma që çdo person fizik ose juridik mund t‘i japë një subjekti zgjedhor nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë ose kundërvlefta në sende ose shërbime. Subjektet politike janë të detyruara të regjistrojnë në një regjistër të posaçëm, miratuar si model me vendim të KQZ-së, shumën e fondeve të përfituara për çdo person fizik ose juridik, si dhe të dhëna të tjera që lidhen me identifikimin qartë të dhuruesit. 45 ditë pas shpalljes së rezultatit zgjedhor nga ana e KQZ-së nis procesi i auditimit të shpenzimeve të bëra nga çdo parti. Madje, për herë të parë në Kodin Zgjedhor, është sanksionuar prezenca e ekspertëve kontabël për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore. Sakaq, subjektet zgjedhore duhet të vënë në dispozicion të ekspertit të emëruar nga KQZ-ja çdo informacion, dokumente apo të dhëna që kanë të
bëjnë me financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore, sipas këtij Kodi. Mosrespektimi i rregullave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor nga partitë, por edhe nga dhuruesit në rast se nuk përbën vepër penale, është kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet sipas parashikimeve të ligjit. Sakaq, në fillimin e kësaj fushate Transparence International kërkoi dy ditë më parë që partitë politike të publikojnë faturën e çdo aktiviteti politik që ato kryejnë. Një javë më parë, me nisjen e fushatës zgjedhore, KQZ bëri shpërndarjen e fondeve për fushatën zgjedhore ku PD përfitoi 16.573.342 lekë, ndërsa Partia Socialiste 13.693.204 lekë, Partia Republikane 2.648.148 lekë, Partia Socialdemokrate 1.685.185, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 1.203.704 lekë, Partia Agrare Ambientaliste 962.963 lekë, Partia Aleanca Demokratike 722.222 lekë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 481.481 lekë, Partia Demokristiane 481.481 lekë, Partia Demokracia Sociale 481.481 lekë dhe Partia Bashkimi Liberal Demokrat 240.743 lekë bashkangjitur këtu shumën që u takon nëse kanë më shumë se dy mandate në Parlament.