Bushati: Egnatia meriton respekt
12/02/2005 Elbasanasit e kanë marrë me tepër angazhim, takimin e sotëm që do të luhet në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, përballë Egnatias së Rrogozhinës. Megjithëse në pamje të parë, ky takim duket i lehtë, të paktën duke parë renditjen dhe pikët e grumbulluara nga secila skuadër, përsëri impenjimi i verdhebluve ka qenë maksimal. “Takime të lehta nuk ka dhe ne duhet të japim maksimumin”. Kështu shprehet trajneri Bushati, para ndeshjes së sotme. Ndoshta kjo vjen edhe si rrjedhojë e paraqitjes që ka bërë Egnatia, gjatë fazës së tretë të Kampionatit. Kështu, rrogozhinasit kanë arritur të barazojnë me ekipet e Dinamos dhe Partizanin, ndërkohë që kanë pësuar një humbje nga Vllaznia dhe një nga Tirana, me një gol të dyshimtë. Vlerësimi për skuadrën rrogozhinase është bërë edhe nga trajneri i verdhebluve, shkodrani Artan Bushati. Ky i fundit mendon se, Egnatia meriton të vlerësohet si çdo skuadër tjetër e Kampionatit, madje më shumë, sepse në fund të fundit në një takim me Elbasanin në fushën e këtij të fundit, ajo nuk ka se çfarë të humbasë. Egnatia do të luftojë me të gjitha forcat. Ndërkohë, dihet që për elbasanasit nuk tolerohet më asnjë rezultat negativ, aq më tepër, kur ai luhet brenda fushës. Në prononcimin e tij, trajneri Bushati, në fillim ka deklaruar se për momentin, të gjithë futbollistët e ekipit janë në dispozicion të tij dhe për ndeshjen e së mërkurës, nuk ka asnjë futbollist të dëmtuar apo të skualifikuar. I vetmi që ka zhvilluar një stërvitje të veçantë, ka qenë kuçovari Asllani, i cili po kalon një gjendje të lehtë gripale. Bushati ka pritur në gjirin e skuadrës, edhe futbollistët e grumbulluar me Kombëtaren, siç janë Dallku e Osmani dhe Çapja që u aktivizua me Shpresat.. “Unë mendoj- ka theksuar Bushati- se të dy këta futbollistë e meritojnë këtë fanelë, për atë ç’ka kanë treguar deri tani sa kanë luajtur futboll, por edhe për talentin që ata kanë”. Megjithatë, sipas Bushatit, mungesa e eksperiencës ka qenë dobësia më e madhe e paraqitjes së dy sportistëve të Elbasanit, në ndeshjen me Kombëtaren. “Unë mendoj se në disa momente, kjo mungesë përvoje ndikoi, si në lojën e Dallkut, ashtu edhe të Osmanit. Pikërisht, ndoshta duke u nisur edhe nga ky fakt, kanë ardhur edhe dy golat e realizuar nga Ukraina. Ndërkohë, tashmë të dy këta futbollistë, i kam në ekip dhe do t’i kem në formacionin që do të luajë të shtunën, kundër Egnatias. Për mua është një ndeshje e vështirë, pasi nuk kemi të bëjmë me një ekip që është dorëzuar përballë sfidave të këtij Kampionati. Egnatia ka treguar se ka forca dhe ka një grup futbollistësh të rinj mjaft të talentuar”, ka vazhduar më tej Bushati. “Ndaj, ne duhet të kemi mjaft kujdes, në mënyrën si duhet ta menaxhojmë takimin!” Në lidhje me futbollistët në dispozicion, Bushati ka theksuar se nuk ka asnjë të dëmtuar dhe formacioni që do të dalë në fushën e lojës, do të jetë më i miri. Në këtë takim, Elbasani duhet t’u rikthehet rezultateve pozitive, që në këtë fazë të tretë kanë munguar. Portokallinjtë kanë humbur një ndeshje me Lushnjen dhe kanë barazuar javën e kaluar të Kampionatit me Dinamon, megjithëse kanë dominuar takimin, ndërkohë që këtë javë synimi i vetëm i skuadrës së Elbasanit, janë tri pikët.
Liga Superiore/ Ndeshjet e javës XXIII
Dje:
Tirana – Lushnja 1-1
Sot:
Elbasani - Egnatia
Lulëzim Guzja
Shkumbini - Dinamo
Bardhyl Pashaj
Laçi – Teuta
Mirush Metohia
Nesër:
Partizani - Vllaznia
Sokol Jareci
Liga Superiore/ Renditja pas javës XXII
N F B H P Gol.
1. Tirana 22 17 2 2 53 49-16
2. Elbasani 22 14 5 3 47 37-16
3. Vllaznia 22 13 0 8 39 50-24
4. Dinamo 22 10 5 7 35 29-19
5. Lushnja 22 9 5 8 32 24-26
6. Shkumbini 22 9 3 10 30 31-28
7. Partizani 22 8 5 9 29 33-31
8. Teuta 22 9 1 12 28 22-31
9. Egnatia 22 5 3 14 18 14-27
10. Laçi 22 0 1 21 1 7-78
Golashënuesit/ L. Superiore
16 gola: Salihi (Vllaznia)
12 gola: Fortuzi (Tirana)
11 gola: Abilio (Vllaznia)
10 gola: Rraklli (Tirana), D. Bylykbashi (Partizani)
9 gola: Rizvanolli (Partizani), Bejzade (Elbasani), K. Arbri (Lushnja)
7 gola: D. Xhafa (Teuta), Muka (Tirana)
6 gola: Begeja (Shkumbini), Mancaku (Teuta), Patushi (Tirana)
5 gola: Nexha, Ivanaj (Shkumbini), K. Dalipi (Elbasani), Sinani, Lici (Vllaznia), Dhëmbi (Dinamo), E. Bulku (Tirana), Serafin Xhunjor (Partizani)
4gola: Halili (Dinamo+Tirana), Xhihani, Poçi (Dinamo), Ndreka (Partizani), Kotja (Teuta), Dede, Ahmataj, Merxha (Elbasani), Kuli (Egnatia), Lika (Lushnja)
3gola: Kaçi (Elbasani), Stojku (Shkumbini+Egnatia), Allmuça (Partizani), Nora (Lushnja)
Liga Superiore/ Ndeshjet e javës XXIII
Dje:
Tirana – Lushnja 1-1
Sot:
Elbasani - Egnatia
Lulëzim Guzja
Shkumbini - Dinamo
Bardhyl Pashaj
Laçi – Teuta
Mirush Metohia
Nesër:
Partizani - Vllaznia
Sokol Jareci
Liga Superiore/ Renditja pas javës XXII
N F B H P Gol.
1. Tirana 22 17 2 2 53 49-16
2. Elbasani 22 14 5 3 47 37-16
3. Vllaznia 22 13 0 8 39 50-24
4. Dinamo 22 10 5 7 35 29-19
5. Lushnja 22 9 5 8 32 24-26
6. Shkumbini 22 9 3 10 30 31-28
7. Partizani 22 8 5 9 29 33-31
8. Teuta 22 9 1 12 28 22-31
9. Egnatia 22 5 3 14 18 14-27
10. Laçi 22 0 1 21 1 7-78
Golashënuesit/ L. Superiore
16 gola: Salihi (Vllaznia)
12 gola: Fortuzi (Tirana)
11 gola: Abilio (Vllaznia)
10 gola: Rraklli (Tirana), D. Bylykbashi (Partizani)
9 gola: Rizvanolli (Partizani), Bejzade (Elbasani), K. Arbri (Lushnja)
7 gola: D. Xhafa (Teuta), Muka (Tirana)
6 gola: Begeja (Shkumbini), Mancaku (Teuta), Patushi (Tirana)
5 gola: Nexha, Ivanaj (Shkumbini), K. Dalipi (Elbasani), Sinani, Lici (Vllaznia), Dhëmbi (Dinamo), E. Bulku (Tirana), Serafin Xhunjor (Partizani)
4gola: Halili (Dinamo+Tirana), Xhihani, Poçi (Dinamo), Ndreka (Partizani), Kotja (Teuta), Dede, Ahmataj, Merxha (Elbasani), Kuli (Egnatia), Lika (Lushnja)
3gola: Kaçi (Elbasani), Stojku (Shkumbini+Egnatia), Allmuça (Partizani), Nora (Lushnja)