Bushati: Qëndrimi i BE-së konfirmon dështimin e Berishës
17/07/2009 Liberalizimi i vizave
Partia Socialiste fajësoi qeverinë “Berisha” sa i takon qëndrimit të BE-së mbi vendin tonë për liberalizimin e vizave. Në gjykimin e këtij kampi mbetja e Shqipërisë jashtë “listës së bardhë të Shengenit” as më shumë e as më pak është konfirmim i dështimit të qeverisë “Berisha”. “Qëndrimi i Bashkimit Europian për regjimin e vizave me Ballkanin konfirmoi dështimin e qeverisë. Propozimi i fundit i Komisionit Evropian konfirmon atë që Partia Socialiste ka disa muaj që ua bën me dije shqiptarëve, duke nënvizuar vijimisht se për shkak të paaftësisë e të korrupsionit të kësaj qeverie Shqipëria mbetet jashtë programit të heqjes së vizave me Bashkimin Evropian”, - vuri në dukje kandidati për deputet i kësaj partie Ditmir Bushati. Sipas tij, kryeministri Berisha po thellon më tej hendekun mes Shqipërisë e vendeve të rajonit, e kjo për shkak se ekzekutivi nuk ka përmbushur kushtet e nevojshme për t’u bërë pjesë e vendeve që mund të lëvizin pa viza në Europë. “Në kundërshtim me propagandën boshe të oborrit të Kryeministrit dhe tonelatat e gënjeshtrave elektorale për Shqipërinë pa viza, qëndrimi i KE-së konfirmon se qeverisja familjare e Sali Berishës ka dështuar plotësisht në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve të lira, pajisjen e qytetarëve shqiptarë me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me migracionin e paligjshëm, ripranimin dhe menaxhimin e integruar të kufijve”, - u shpreh ai.