“Rritja ekonomike? Shqipëria model”
17/07/2009 Topalli në Vjenë
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, mori pjesë në takimin e 5-të ndërkombëtar të kryeparlamentareve gra, që u organizua në Vjenë nën kujdesin e kryetares së Parlamentit të Austrisë, Barbara Pramer. Në fokus të debatit në këtë takim ishte domosdoshmëria e një vizioni të ri për të shmangur pasojat e krizës me masa që vërtet kanë qëllime të mira, por prej të cilave gratë nuk përfitojnë. Dhuna kundër grave dhe kriza financiare ndërkombëtare u identifikuan si çështje që ndikojnë në përkeqësimin e pozicionit të gruas në çdo vend, pavarësisht zhvillimit social dhe ekonomik të tij. Kryetarja Topalli në fjalën e saj argumentoi se kriza ekonomike ndërkombëtare dëmton së pari gratë për shkak të pozicionit të tyre të pabarabartë, veçanërisht në tregun e punës. Ajo ofroi modelin e Shqipërisë si një vend që nëpërmjet zbatimit të një paketë të guximshme fiskale dhe dyfishimit të të ardhurave, edhe nga lufta kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal, ka realizuar rritjen më të madhe ekonomike në Evropë, duke ndikuar në mirëqenien e familjes shqiptare dhe në mënyrë të veçantë të gruas. Lidhur me politikat për gratë Kryetarja e Kuvendit theksoi se ndryshimi nuk duhet të vijë vetëm nëpërmjet politikave protektive për gratë, por para së gjithash ndryshimi vjen nga ajo çka gratë bëjnë për vetveten. Gjatë takimit në Vjenë Topalli ndau me koleget e saj përvojën e një turi dyvjeçar në mbështetje të grave dhe ndërgjegjësimit për rolin që ato duhet të luajnë në shoqëri. Takimi i 5-të i kryeparlamentareve në Vjenë vlerësoi si prioritare partneritetin me medien në përballimin e kësaj sfide në objektivat e mijëvjeçarit.