Deklarata e ministrit Basha
17/07/2009 Ministri Basha ka përshëndetur qëndrimin e Zhak Barrotit dhe Olli Rehnit, të cilët, sipas tij, treguan mbështetjen për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë. “Dëshiroj të përshëndes angazhimin e Komisionit Europian për të vazhduar brenda një kohe sa më të shkurtër me propozimin për Shqipërinë dhe të siguroj në të njëjtën kohë se Shqipëria është në përfundim të procesit të realizimit të të gjitha kushteve dhe kritereve për të fituar procesin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë”, - deklaroi ministri Basha. “Unë si ministër i Jashtëm i Shqipërisë shpreh bindjen e plotë timen, por besoj se edhe të qeverisë shqiptare, se shqiptarët do të jenë së shpejti përfituesit e radhës të liberalizimit të vizave me BE-në”, - tha ai.