Gjinushi: Dështoi politika e zëvendësimit të PSD-së me LSI-në
17/07/2009 Kreu socialdemokrat shigjeton ashpër selinë rozë
“Lidhja PD-LSI integron korrupsionin e trafiqeve të majta e të djathta”
“Hiqen vizat për maqedonasit, hiqen për malazezët, hiqen edhe për serbët, por jo për shqiptarët, për faj të Sali Berishës e LSI-së”, - ky ishte qëndrimi i ardhur dje nga kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi lidhur me vendimin e dy ditëve më parë të Komisionit Evropian, i cili propozoi liberalizimin e vizave për tri shtete ballkanike, përkatësisht Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Mospërfshirja e vendit tonë në një vendim të tillë për Gjinushin ka si përgjegjës pikërisht binomin Meta–Berisha. “Kjo tregon dështimin e kësaj qeverie, të denoncuar nga PSD-ja për 4-vjet, tregon hipokrizinë e paturpësinë e atyre që vazhdojnë të thonë se do të mbështesin Berishën për të nxjerrë vendin nga kriza e për të integruar Shqipërinë”, - vuri në dukje Gjinushi. Duke shtuar tonet kritike ndaj kësaj aleance, kreu i PSD-së nënvizoi se “kjo tregon se lidhja e Berishës me LSI-në s’bëhet për integrimin e Shqipërisë, por për integrimin e korrupsionit e të trafiqeve të majta e të djathta”. Gjinushi shigjetoi ashpër edhe selinë rozë. “Me shitjen publike të LSI-së pas 5-vjetësh shitjesh skutave, dështoi politika e atyre që deshën të zëvendësojnë PSD-në me LSI-në, dështoi ëndrra e klaneve socialiste, që duan dominim të së majtës dhe eliminim të PSD-së. Kështu po pastrohet e majta, po pastrohet politika, po çlirohet Shqipëria, ndonëse me çmim të lartë”. Ai shprehu bindjen se “shqiptarët kanë aq dinjitet sa të mbrojnë votën e tyre; kanë aq kurajë sa të ndalin një klan mafioz. Çdo popull që dëshiron Europën e qytetërimin sot, do të protestonte e ndalonte këtë makutëri midis dy familjeve mafioze”.