KQZ miraton ngritjen e 8 QV-ve në Ballagat
17/07/2009 Zgjedhjet vendore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi gjatë mbledhjes së djeshme dokumentacionin zgjedhor që do të përdoret për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e komunës së Ballagatit në Qarkun e Fierit. Po ashtu në unanimitet komisioni miratoi edhe ngritjen e qendrave të votimit që do të përdoren në këtë komunë ditën e zgjedhjeve, nga të cilat katër në ambiente private. “Kemi përcaktuar 4 ambiente private në këtë komunë, të cilat janë përdorur edhe zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 qershorit. Gjithsej në këtë komunë, që i përket zonës nr. 22, do të funksionojnë 8 qendra votimi”, - tha Alfred Spahiu, drejtor i Drejtorisë për Çështjet Zgjedhore në KQZ. Ndonëse nuk pati kundërshtim për këtë çështje, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në këtë institucion, Genci Gjonçaj, prezantoi shqetësimin e tij. “Nuk kam ndonjë kundërshtim të madh për këto katër qendra që do të ngrihen në ambiente private, por mendoj, zoti kryetar, se argumentimi për zgjedhjen e tyre nuk duhet të ishte, meqenëse janë përdorur në zgjedhjet e fundit, por në pamundësinë e gjetjes së ambienteve publike sipas kërkesave të ligjit”, - theksoi ai në fjalën e tij. Zgjedhjet në këtë komunë, sipas dekretit të Presidentit të Republikës, do të zhvillohen më datën 2 të muajit gusht të këtij viti, pas shkarkimit nga qeveria të kreu të kësaj komune.