Shtohen zërat në PS: Rama ik!

Zërat pro pranimit të humbjes nga ana e Partisë Socialiste të këtyre zgjedhjeve dhe përgjegjësitë përsonale të Edi Ramës kanë qenë kryefjala e këtyre ditëve ndonëse jo mediatikisht. Kështu janë jo të paktë zërat që qarkullojnë se kreu socialist, Edi Rama duhet të largohet pas këtij rezultati në këto zgjedhje, i cili la edhe për katër vjet të tjera në opozitë Partinë Socialiste. I pari që guxoi të fliste publikisht ishte Ben Blushi në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie. Blushi kërkoi që jo vetëm të pranohet humbja, por edhe të nisë analizë lidhur me shkaqet që çuan në këtë humbje. Më tej, anëtarja e Asamblesë së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri tha në një intervistë për televizionin "Alsat" se përsonalizimi i fushatës elektorale nga ana e kreut socialist ishte një nga të metat e kësaj fushate. Sipas zonjës Haxhiymeri, progranmi i Partisë Socialiste dhe mbi të gjitha ideja përtej të majtës dhe të djathtës nuk u përtypen dot nga elektorati.
Ben Blushi është padyshim një nga eksponentët që më së shumti ka ngritur zërin për të nisur nga analizë të humbjes së këtyre zgjedhjeve nga kampi i majtë. Në një intervistë për të përditshëm "Panorama", Blushi kërkon me forcë që Rama të ndërmarrë një iniciativë ku t'u shpjegojë socialistëve pse nuk e solli në pushtet partinë më të madhe në Shqipëri. Duke iu referuar idesë për të lënë jashtë parlamentit Partinë Socialiste, Blushi e quan vetëvrasëse. Çdo përpjekje e tillë do të ishte vetëvrasëse për PS-në e cila nuk mund të kthehet në pushtet duke imituar PD-në dhe Sali Berishën e vitit 2000. Sipas Blushit arsyet e humbjes, Rama nuk mund t'i kërkojë të komisionerët e PS-së, por te kauza e tij e gabuar dhe mungesa e programit. "Kemi humbur Shqipërinë dhe jo Kasharin, prandaj duhet t'i drejtohemi Shpipërisë duke shmangur kasharizmin", përfundon Blushi intervistën e tij. Në fakt, Blushi dhe Haxhiymeri janë ndër emrat e paktë që kanë folur publikisht për largimin e Ramës dhe nxjerrjen e përgjegjësive të humbjes. Por nën zë në korrideret e Partisë Socialiste dhe në qarqet e ndryshme mediatike më së shumti qarkullon ideja se kryesocailisti, Edi Rama tanimë duhet të largohet nga drejtimi i kësaj force politike.