Bushati: Qeveria e fundosi biznesin në Shkodër
Nënsekretari socialist për programin, Ervin Bushati, deklaroi sot se me papërgjegjshmërinë në menaxhimin me SMS-ve të liqeneve mbi Drin, me një SMS të vetme mbyti në ujë mundin dhe punën e bujqve të Qarkut Shkodër. “Kjo qeveri thotë do nisë matjen e dëmeve, ndërkohë që ende nuk i ka kthyer një përgjigje kërkesës së PS. Me çfarë do të jetojnë fermerët e Nënshkodrës? Me çfarë do ta mbajnë gjallë atë bagëti që u mbeti pas katastrofës?”, theksoi Bushati. Sipas tij, masat e qeverisë janë të vonuara. Partia Socialiste thekson me forcë se për këto familje duhet asistencë financiare me lekë në dorë për të bërë të mundur mbijetesën e tyre. “Kjo qeveri duhet të lëvrojë menjëherë fondin e asistencës për familjet e përmbytura. Këto familje nuk mund të presin nesër për të jetuar. Sot, sot duhet të jetojnë normalisht, pasi shkodranët nuk i patën asnjë faj Sali Berishës që i përmbyti me papërgjegjshmëri, duke luajtur me fatin dhe të nesërmen e tyre për të mbushur arkën bosh”, theksoi Bushati. Socialistët thonë se qeveria është mjaftuar duke i futur këto familje në skemën e familjeve të varfra, duke u dhënë 7500 lekë në muaj, që do të thotë 2500 lekë në ditë për një familje minimalisht me 4 veta. “E thënë ndryshe, kjo qeveri pasi ta mbush shtëpinë me ujë, pasi të shkatërron toka e bagëti, të jep 65 lekë në ditë, ose një kafe në ditë, për të mbajtur frymën gjallë. Kjo është e papranueshme”, insistoi Bushati.
#