E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi premton zyrtarizmin e gjuhës për komunitetin boshnjak

>I ftuar nga  komunitetit boshnjak që jeton në Xhafzotaj të rethit të Durrësit presidenti Topi ka zhvilluar një vizite në Borak ku jeton ky komunitet. Presidenti Topi i ka premtuar boshnjakëve mbështetjen e tij institucionale për mësimin e gjuhës amtare në baza zyrtare. Gjatë kësaj vizite presidenti është pritur nga autoritet vendore dhe nga banorë boshnjakë të fshatrave Borak e Koxhas.

Në fjalën e tij Presidenti i Republikës është shprehur se e ka pranuar me shumë kënaqësi ftesën për të ardhur mes komunitetit boshnjak, jo vetëm si detyrim institucional por edhe moral pasi në këtë fshat ka qenë edhe herë të tjerë. Me kënaqësi konstatoj se komuniteti boshnjak që ka mbërritur tek ne që në vitin 1875 është ndër më të integruarit në Shqipëri si një komunitet shumë i emancipuar, punëtor e mjaft mikpritës, që ka ditur të përballet me të gjitha sfidat tona të përbashkëta., ka thënë Presidenti Topi. Kreu i shtetit është shprehur i sigurtë se jeta e komunitetit boshnjak, sikurse e të gjithë shqiptarëve do bëhet më e mirë. Ndërsa vendi ynë ndodhet para sfidave shumë të rëndësishme të cilat do ti përmbushë me sukses. Topi i ka premtuar komunitetit boshnjak mbështetjen e tij institucionale për mësimin e gjuhës amtare në baza zyrtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›