Bushati, rikthehet pas 4 vitesh si kreu i PD-së
16/04/2005 Konferenca e degës së partisë
SHKODËR – Astrit Bushati rikthehet në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike për degën e Shkodës. Në ambientet e teatrit “Migjeni” është zhvilluar gjatë gjithë ditës së djeshme, konferenca e 8 e degës së PD-së në Shkodër, në të cilën morën pjesë delegatët e dalë nga votimet e bëra nga çdo grupseksion dhe nga çdo nëndegë si dhe 5 deputetët shkodranë të PD-së. Konferenca kishte si qëllim kryesor zgjedhjen e kryetarit të degës së PD-së në Shkodër, ku kishin dalë dy kandidatura deputeti i Shkodrës, Astrit Bushati dhe pedagogu i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj. Ndërsa kandidati për kryetar partie, Bushati kishte qenë edhe njëherë tjetër në këtë post, gjatë viteve 1999-2001, kandidati tjetër kishtë rënë në sy për aktivizimin me sukses dhe kontributin që kishte dhënë, gjatë fushatës së fundit zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Shkodër, kolegut të tij, Artan Haxhi. Gjatë kësaj konference, përpara votimeve, pati diskutime, ku ra në sy diskutimi i njërit prej kryetarëve të nëndegëve, Qaushif Hoxhës, i cili nuk i kurseu edhe kritikat në dobi të punës së ardhshme të kësaj partie, duke theksuar se ka ardhur koha që vetë anëtarët e strukturave bazë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parlament dhe të largohen nga presionet ndaj lidershipit demokrat për emra specifik, që i sillen vetëm rreth 10-15 familjeve të Shkodrës. Më pas në një qetësi të admirueshme, janë zhvilluar votimet e fshehta, nga ku doli i fituar kandidati Astrit Bushati.